Çmenduri në Kolumbi, vritet presidenti pas humbjes së skuadrës

Një lajm i rëndë vjen nga futbolli amerikano-latin e specifikisht nga Kolumbia. Humbja e një ndeshje futbolli duket se i ka kushtuar shtrenjtë presidentit të Tigres (skuadër e divizionit të dytë), Edgar Paez.
Paez ishte duke lënë ambientet e stadiumit Metropolitano de Techo në makinën e tij së bashku me vajzën e tij dhe në këtë moment, dy burra me motor i janë afruar makinës së 63-vjeçarit duke qëlluar me armë duke e lënë të vdekur në vend.
Për fat të mirë, vajza e tij ia doli të shpëtonte nga ky atentat terrorist që dukej se lidhej me futbollin. Policia e Bogotës tashmë ka nisur një hetim për vrasje dhe është vendosur në kërkim të autorëve.
Ndërkohë, klubi i Tigres reagoi me anë të një komunikate duke theksuar rëndësinë e Paez në botën e futbollit. “Tigres dhe futbolli në Kolumbi janë të shkatërruar nga ky lajm për Paez. Përkushtimi i tij ndaj klubit dhe zhvillimi i sportit në këtë zonë ka qenë i jashtëzakonshëm. Paez ka lënë gjurmë tek secili person që e ka njohur”, shkruhej në komunikatën e Tigres.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
