Superliga, llogari të hapura për mbijetesën

2023-03-20 21:07:46 / SPORT ALFA PRESS

Superliga, llogari të hapura për mbijetesën

Në Kategorinë Superiore, llogaritë mbeten të hapura. Kreu i renditjes i takon Partizanit dhe Tiranës, që duket se janë edhe ato që do garojnë për titullin kampion të këtij sezoni.

”Demat” dhe kampionët në fuqi të vendit numërojnë 44 pikë, me takimet direkte që i takojnë Partizanit duke qëndruar kështu sipër bardhebluve. Rivaliteti më i fortë është ajo për Europën.

Pesë skuadra duelojnë për biletën e fundit në turneut ndërkombëtar, me distancat mes Egnatias së pozicionit të tretë dhe Teutës së vendit të shtatë që qëndron në vetëm katër pikë. Rrogozhinasit shihen si më të favorizuar në këtë pikë, pavarësisht se gjërat mund të ndryshojnë nga java e ardhshme.

Egnatia numëron 38 pikë, ndjekur nga Erzeni e Vllaznia me një pikë më pak, Kukësi me 35 dhe Teuta 34. Fitorja ndaj Vllaznisë rriti shanset e Laçit për të synuar jo shmangien e rënies nga kategoria, por të luftojë edhe për Europën.

 

ideas