Teuta gjen pasuesin e Longos, rikthen për herë të pestë trajnerin 48-vjeçar
2023-09-24 16:25:45 / SPORT

Teuta ka zgjedhur trajnerin e ri pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Diego Longon.
SuperSport konfirmon se klubi durrsak ka vendosur të rikthejë në stol Edi Martinin, i cili fitoi titullin (2021), Kupën (2020) dhe Superkupën e Shqipërisë (2020, 2021) si trajneri i Teutës.
Kjo është hera e pestë që ish-sulmuesi i njohur shkodran merr drejtimin e bregdetarëve, po aq sa numri i trofeve të fituar si trajneri i skuadrës. Misioni kryesor është rikthimi i ekipit të rezultatet pozitive, pas startit të dobët nën drejtimin e Longos, i cili u shkarkua paraditen e sotme.
48-vjeçari drejtoi Teutën për herë të parë në periudhën (qershor 2010-maj 2011). Aventura e dytë që u shoqërua me fitimin e katër trofeve, zgjati nga dhjetori 2019-nëntor 2021, teksa u rikthye sërish në pankinën e Teutës më 16 dhjetor të vitit 2021, por drejtoi ekipin në katër ndeshje dhe u largua më 23 janar të këtij viti.
Herën e fundit Martini drejtoi Teutën sezonin e kaluar, teksa u ul në pankinë në nëntor të një viti më parë dhe qëndroi deri në qershor. Teuta vendosi të shkarkojë Diego Longon paraditen e të dielës, teksa fatale rezultoi humbja 2-0 në Shkodër.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
Nga Gentian Gaba
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
Besmir Semanaj
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
