Sulmuesi italian i thotë “po” Interit, zikaltrit me një “bomber” të ri

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër te Chelsea teksa mbetet për t’u parë nëse trajneri Mauricio Pochetino do ta përfshijë në planet e tij për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, largimi i mundshëm i Lukakut, nuk gjen të papërgatitur Interin me drejtuesit zikaltër që kanë siguruar marrëveshjen me Mateo Retegui. Sulmuesi i kombëtares së Italisë ka pranuar ofertën dhe është i gatshëm të transferohet nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi.
Tashmë, Interit i duhet të punojë për të arritur akordin edhe me klubin e Tigres që zotëron kartonin e lojtarit 24-vjeçarit. Aktualisht, argjentinasit janë të vendosur që të mos negociojnë për një shumë më inferiore se 18 milionë euro ndërsa nuk pranojnë në që në këtë tratativë të përfshihet Facundo Colidio.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
"Preliminary sentence for Belinda Balluku", response to Baton Haxhiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Berisha's red line and the black line of democracy in the DP
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
