Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI
Igor Babuschkin, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së Elon Musk, xAI, ka njoftuar largimin e tij prej saj përmes një postimi në X.
Babuschkin udhëhiqte ekipet e inxhinierisë në xAI dhe ndihmoi në ndërtimin e një prej zhvilluesve të modeleve të Inteligjencës Artificiale, pak vite pas themelimit.
“Sot ishte dita ime e fundit në xAI, kompania në të cilën ndihmova të ngrihej në vitin 2023 me Elon Musk.
E kujtoj ende ditën kur takova Elon për herë të parë, folëm për orë të tëra mbi IA dhe çfarë mund të sjellë e ardhmja.
Të dy ndiemë se nevojitej një kompani e re IA me një tjetër lloj misioni.”
Babuschkin tha se arsyeja e largimit është themelimi i kompanisë së tij, Babuschkin Ventures që do të mbështesë kërkimet e sigurisë në IA dhe të mbështesë startup-e që “përparojnë njerëzimin dhe zbërthejnë misteret e universit.”
Ai përshkruan disa nga sfidat me të cilat u përball bashkë me Musk në ndërtimin e xAI.
Ai thekson se veteranët e industrisë e quajtën “të pamundur” synimin e xAI për të ndërtuar brenda tre muajsh superkompjuterin në Memfis, Tenesi.
Largimi i Babuschkin vjen në një periudhë pak të trazuar për xAI pasi kompania është ëprfshirë në disa skandale lidhur me chatbot-in Grok.
Megjithatë, ai shton se ndihet krenar për këtë periudhë të kaluar në kompani duke thënë:
“Mësova dy leksione të paçmueshme nga Elon: 1. Mos ki frikë të përveshësh mëngët që t’u hysh vetë problemeve teknike, 2. Ki një sens maniak emergjence”, tha ai.
Kujtojmë që në korrik, edhe CEO e platformës X, Linda Yaccarino dha dorëheqjen.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
