Rilindja Demokratike newspaper attacks the democrat who went to protest today under Sali Berisha's office: He is a trafficker of the infamous Italian mafia "Ndrangheta"

"33 vjet kam qenë ushtar i Sali Berishës dhe vazhdoj të jem po të jetë garë e barabartë!"
Kështu u shpreh demokrati Lavdosh Serani këtë të mërkurë, kur bashkë me Dritan Burginë dhe Arlind Boshkun, drejtues të degës së Partisë Demokratike në Durrës, protestuan përpara selisë blu në Tiranë për përjashtimin nga kjo forcë politike.
Mirëpo, sakrificat e tij prej tre dekadash për Sali Berishën dhe Partinë Demokratike janë sfumuar nga një shkrim i gazetës Rilindja Demokratike, organ zyrtar i Partisë Demokratike, e cila e ka quajtur atë një anëtar të mafias famëkeqe italiane "Ndrangheta".
Lavdosh Serani, Dritan Burgija dhe Arlind Boshku, pretendojnë se vendimi për përjashtimin e tyre është i padrejtë, dhe mohojnë në mënyrë kategorike se kanë bashkëpunuar me mazhorancën.
Ndërkohë, gazeta Rilindja Demokratike është hedhur menjëherë në sulm për të mbrojtur linjën zyrtare të lidershipit të Partisë Demokratike, duke sulmuar demokratët që prej dekadash kanë kontribuar dhe vazhdojnë të jenë aty edhe pas 13 vitesh në opozitë.
"Roli i shqiptarëve ishte furnizimi i ndranghetistëve me marijuanë e hashash që vinte nga Shqipëria përmes portit të Barit, Trafikimi realizohej përmes një grupi trafikantësh shqiptarë me bazë në veri të Italisë, shumica e të cilëve në rajonin Toskana.
Faza paraprake e blerjes së drogës nga Brazili e Shqipëria organizohej nga persona të caktuar “broker” të cilët kontraktonin drejtpërdrejtë me kartelet e drogës si në Brazil dhe në Shqipëri e ishin garancia si për çmimin e saj ashtu dhe për transportin e shpërndarjen me shumicë", thuhet në artikullin që shpërndan RD.
Organi zyrtar i Partisë Demokratike citon shkrimin e Ora News, por momenti në të cilin ndodh ky publikim, tregon qartë se Lavdosh Serani po sulmohet me porosi, ashtu siç është bërë me Ervin Salianjin dhe të tjerët që kanë dalë ditët e fundit kundër Sali Berishës./newsbomb

Happening now...
ideas
Rama-Berisha, from statesmen to Chameleons!
The DP, as a Pyramid Firm!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
