Erjon Braçe's candidacy in Tirana, former socialist MP reacts: Positive movement, there is no hostile environment towards him!

Ish-deputeti socialist Petro Koçi u shpreh me nota pozitive politike për shpalljen e kandidaturës nga ish-kolegu i tij ligjvënës Erion Braçe për Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar si figurë optimale, me përvojë dhe me moral politik.
I ftuar në studion e “News 24”, ish-ligjvënësi socialist komentoi zhvillimet e aktualitetit politik brenda selisë së PS, debatet, mundësinë e një krize të mundshme, përplasjet dhe tani aspiratën e Braçes për kryebashkiak të kryeqytetit.
“Lëvizjen e Braçes e shoh si një risi pozitive, për shpalljen e kandidaturës dhe garës për Bashkinë e Tiranës. Nuk shoh ambient armiqësor ndaj Braçes. Ai ka qenë gjithmonë aktiv për çështjet urbane dhe çështje të caktuara. Nuk e dimë a do përzgjidhet a jo. Ndonjëherë lidhet edhe me ambiciet e çështjes. Ndonjëherë mund të jetë i përshtatshëm për kryebashkiak por s’i shkon mendja apo nuk është propozuar”, tha Koçi.
I pyetur se kë do të zgjidhte mes Braçes dhe Manastirliut, ai shpjegoi se përgjigja do ishte provokuese, por kandidimi i deputetit do ishte i përshtatshëm dhe nuk ia ulte vlerat as kandidates tjetër.
“Braçe apo Manastirliu? Unë nuk mund të përgjigjem se do ishte provokuese. Por Braçe do ishte një kandidaturë e përshtatshme. Natyrë me përvojë shtetërore, skrupuloz, gazetar, me moral politik dhe shpresoj që t’ia dalë në fund, e shoh të përshtatshme si kandidaturë dhe uroj t’ia dalë. Por kjo nuk ia ul dinjitetin kandidatëve të tjerë. Megjithatë kandidatët zgjidhen nga strukturat e partisë. Kjo do ishte një kandidaturë optimale dhe për Partinë Socialiste”, tha ish-deputeti mes të tjerash.
Koçi komentoi edhe dëshirën e ish-deputetit të PS-së, Arben Malaj, për të kandiduar si i pavarur në Vlorë, duke u shprehur me rezerva ndaj këtij skenari.
Ai vlerësoi kontributin e ish-ministrit dhe ish-kolegut Malaj ndër vite, por theksoi se “një kandidim i pavarur nuk do të ishte i këshillueshëm”, pasi sipas tij “nuk do të mirëkuptohej nga elektorati socialist”.
“Do të ishte një barrë që nuk i takon dhe mund të sillte një dëm të dyanshëm, por më shumë ndaj vetes”, u shpreh Koçi.
Deklaratat dhe reagimet vijnë në një moment kur brenda Partisë Socialiste po shtohen diskutimet për kandidaturat në zgjedhjet vendore, duke nxjerrë në pah ambicie dhe qëndrime të ndryshme nga figura të njohura të saj.
Happening now...
ideas
Rama-Berisha, from statesmen to Chameleons!
The DP, as a Pyramid Firm!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128