Reported by businessman from Lushnja, Erion Braçe appears with file in hand at SPAK

Deputeti i PS-së Erion Braçe, këtë të mërkurë është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, teksa në duar mbante edhe një dosje.
Mësohet se Braçe ka qëndruar për thuajse një orë në ambientet e SPAK dhe pas daljes, ka dhënë një prononcim për gazetarët. Deputeti socialist është shprehur se padia ndaj tij është e rreme dhe ka motivacion politik.
“Pala tjetër ka bërë një padi politike dhe të rreme, dhe duhet të marri leje diku që të pajtohet”, tha Braçe.
Ndërsa për sa i përket procesit të Erion Veliajt, Braçe tha se nuk do të komentojë këtë çështje, teksa theksoi se duhet të respektohet prezumimi i pafajësisë dhe barazia në këtë proces.
“Ajo që dua të them unë se Besoj që politikanët, proceset gjyqësore dhe vendimet e gjykatave nuk duhet t’i diskutojmë. Nuk komentoj as prokurorët as gjyqtarët. Mund të them që prezumimi i pafajësisë dhe barazia në proces, që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e qytetarëve, janë elementë shumë të rëndësishme për demokracinë”, tha ai.
Kujtojmë që deputeti socialist, u paraqit edhe javën e kaluar në SPAK, pasi ndaj tij është bërë një kallëzim nga biznesmeni Anduel Çekrezi, në kuadër të një konflikti të gjatë pronësie në zonën e Imshtës në Lushnje. Çështja ka të bëjë me pretendimet për zaptimin e tokave të banorëve për ndërtimin e një parku fotovoltaik.
Mësohet se konflikti mes palëve e ka zanafillën prej disa vitesh, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet publike dhe replikat në rrjete sociale. Nga njëra anë, biznesmeni ka paraqitur dokumentacionin përkatës të pronësisë, duke pretenduar se toka është blerë në mënyrë të rregullt. Nga ana tjetër, deputeti Braçe këmbëngul se bëhet fjalë për tokë publike, madje duke pretenduar se është privatizuar edhe një pjesë e lumit.
Burimet bëjnë me dije se përplasja mes palëve tashmë ka marrë rrugën ligjore dhe pritet të shqyrtohet nga organet e drejtësisë.
E gjithë situata u rikthye në vëmendje pas denoncimeve publike të deputetit, i cili pretendon se toka pranë lumit Seman, e përdorur tradicionalisht nga banorët, po merret në mënyrë të paligjshme për interesa private. Në anën tjetër, biznesmeni kundërshton këto pretendime dhe i është drejtuar drejtësisë për të sqaruar ligjshmërinë e pronësisë.
“Lushjë, njësia Bubullimë, fshati Imshtë Grabitje e tokës publike live! Habia e madhe? Bujqit po mbrojnë tokën publike, policia vepron si përmbaruese e grabitjes së tokës! Ky që shihni në video, që ju bërtet bujqve e ju thotë “boll bërtitet” është agai i ri që do të ndërtojë panele fotovoltaike mu në këtë tokë! Ç’ është kjo tokë? Është një sipërfaqe toke nga buza e lumit Seman deri në argjinaturë. Është kjo mbi të cilën po rrijnë bujqit. Ç’thotë ligji”, ka shkruar Braçe në një postim të bërë jo më larg se disa javë më parë lidhur me ketë situatë.
Happening now...
ideas
Rama-Berisha, from statesmen to Chameleons!
The DP, as a Pyramid Firm!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
