“Një turk nuk ka mik përveç një turku tjetër”, Bardakci reagon pas fishkëllimave nga tifozët e Kosovës

Mbrojtësi i kombëtares së Turqisë, Abdulkerim Bardakci, ka dhënë një koment rreth atmosferës së krijuar para dhe gjatë ndeshjes finale të playoff-it për Kupën e Botës kundër kombëtares së Kosovës, që u zhvillua mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Bardakci ka vënë re se fishekzjarret para fillimit të ndeshjes dhe fishkëllimat gjatë intonimit të himnit turk ishin një përvojë e re për të.
Madje ai tha se kjo ndeshje sipas tij i bëri me dije se një turk nuk ka asnjë mik përveç një turku tjetër.
“Mësova diçka të re mbrëmë. Një turk nuk ka mik përveç një turku tjetër. E pamë këtë me siguri. Të gjitha ato, fishekzjarret, fishkëllimat gjatë himnit kombëtar ishin shumë të pakëndshme. Në fund të fundit, ata janë vendi ynë vëllazëror”, ka deklaruar Bardakci.
Bardakci luajti tërë 90 minutat në këtë takim të rëndësishëm, duke kontribuar në fitoren e ngushtë të Turqisë 1-0 ndaj Kosovës, e cila siguroi kualifikimin për ekipin e tij në Kupën e Botës 2026.
Ai shtoi se skuadra turke është e lumtur për arritjen historike, duke treguar optimizëm për sfidat që i presin në turneun më të madh botëror.
Happening now...
ideas
Rama-Berisha, from statesmen to Chameleons!
The DP, as a Pyramid Firm!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
