The substantive hearing for the 'Veliaj' file and 29 others begins, the mayor and his wife, Ajola Xoxa, are absent

2026-04-01 09:56:49 / POLITIKË ALFA PRESS

The substantive hearing for the 'Veliaj' file and 29 others begins,

Ka nisur seanca gjyqësore në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe 29 persona të tjerë.

Në sallën e gjyqit janë të pranishëm dy prokurorët e çështjes, ndërsa vetë Veliaj nuk është paraqitur. Sipas gjykatës, ai ka depozituar një deklaratë ku shpreh dëshirën për t’u përfaqësuar nga avokati i tij, Plarent Ndreca, i cili ndodhet në seancë.

Gjithashtu, në seancë mungon edhe Ajola Xoxa, ndërsa përfaqësohet nga mbrojtësit e saj ligjorë.

Seanca pritet të vijojë me paraqitjen e qëndrimeve nga palët dhe shqyrtimin e provave në lidhje me çështjen. I pranishëm në seancë është vetëm i pandehuri Elman Abule.

 

Happening now...

ideas