Vesa Luma takohet me stërnipin e Skënderbeut në Kalabri: Kënaqësi shumë e veçantë

2026-09-22 22:02:00 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Vesa Luma takohet me stërnipin e Skënderbeut në Kalabri:

Artistja shqiptare Vesa Luma ka vizituar së fundmi tokën e arbëreshëve në Kalabri, ku është takuar me pasardhës të figurave të njohura të historisë dhe kulturës shqiptare.

Gjatë vizitës, këngëtarja është takuar me Loris Castriota Skanderbegh, të cilin e prezanton si stërnip të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Nga takimi, Luma ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi në rrjetet sociale.

Krahas imazhit, artistja ka shprehur emocionet për këtë takim dhe ka treguar se ka marrë edhe një dhuratë të veçantë nga familja e tij.

“Kënaqësi shumë e veçantë të takoj stërnipin e Skënderbeut, Loris Castriota Skanderbegh, i cili më nderoi me një dhuratë të çmuar, një dedikim nga familja e Gjergj Kastriotit, pasardhësit e drejtpërdrejtë – brezi i 15-të. Liani do ta ruajë me fanatizëm, si patriot i madh që është”, ka shkruar Luma.

Gjatë qëndrimit në Kalabri, Vesa Luma është takuar gjithashtu me Dmitri de Radën, nipin e shkrimtarit të njohur arbëresh, Jeronim de Radës.

Edhe nga ky takim, artistja ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me një mesazh për lidhjen me komunitetin arbëresh.

“Gjaku ynë i shpërndarë, sot u takua sërish. Nder i veçantë ta takoj nipin e të madhit Jeronim de Rada, në tokën e arbëreshëve”, ka shkruar ajo.

Po ndodh...

ide