Faktoi skandalin e Inceneratorëve, kërcënohet ish-drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj
12 Shkurt 2022, 14:57 / AKTUALITET
Brisida Shehaj Ish drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve në qevrinë e parë Rama dhe aktualisht, nënkryetare e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj, mësohet se ka marrë kërcënime pas denoncimit publikisht me emra dhe fakte, të qeveritarëve dhe klientëve të tyre të përfshirë në aferën e madhe korruptive të inceneratorëve.
Kërcënimet kanë ardhur pas pjesëmarrjes së saj për këtë çështje në emisionin “Opionion”, ku Shehaj u ngrit dhe akuzoi me emra, përfituesit bashkë me shumat e parave që kishin marrë, siç cilësohet edhe në procesverbalin e mbajtur më 11 shkurt 2022, pas kallëzimit të veprës penale. E pyetur nga Syri TV, Briseida Shehaj tha se nuk dëshironte të prononcohej, pasi e kishte lënë çështjen në dorën e drejtësisë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
