Goditet mafia shqiptare në Itali, në pranga 20 persona
Një organizatë kriminale, me origjinë shqiptare dhe italiane, e cila vepronte në disa zona në veri të Italisë është goditur nga policia italiane. Si pasojë janë arrestuar 20 persona me kombësi shqiptare dhe italiane, të dyshuar si të përfshirë në këtë organizatë kriminale, që trafikonte drogra të rënda.
Operacioni i kryer nga polica italiane nisi në shtator 2019 kur, pas një kanali të mundshëm furnizimi me drogë , policët gjurmuan një sërë personash me origjinë shqiptare, me banim në disa komuna të zonës së ulët të Bergamos. Veprimtaria hetimore, aktualisht në fazën e hetimeve paraprake, është përqendruar në një organizatë kriminale, me origjinë shqiptare dhe italiane, aktive në zonën e Brescias, në zonën e poshtme të Bergamos dhe në disa zona në brendësi të Milanos, e cila me qëllim vendosjen në disa sheshe të shpërndarjes së drogës, ka kryer edhe akte të bujshme dhune, ndonjëherë edhe me përdorimin e armëve. Sipas hetuesve, organizata kriminale do të kishte mundur të furnizonte kryesisht heroinë dhe kokainë për grupe të tjera kriminale aktive në Italinë qendrore dhe veriore.
Gjatë hetimeve, Policia e Shtetit kreu 15 arrestime në flagrancë dhe sekuestroi 1.4 kg kokainë, rreth 14 kg heroinë, 100 kg lëndë prerëse, rreth 17 500 euro cash dhe dy pistoleta gjysmë automatike. Janë kryer edhe kontrolle të shumta, gjatë të cilave janë sekuestruar rreth 74 mijë euro cash dhe është arrestuar një person për ndalimin e 700 gramë kokainë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
