
Aleanca 2 B/ Tavolina e marrëzisë, e bunkerit antiamerikan, e hipokrizisë dhe e pazareve!

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, paska pranuar ftesën e ‘gazbardhistëve’ për të marrë pjesë në një tavolinë ku do të diskutohet se si të largojnë Edi Ramën nga pushteti, a thu se Edi Rama erdhi në pushtet vitin e kaluar dhe nuk ka 10 vite?!
E para pse ky bashkëpunim tani kur ndodhi rikthimi i Lulzim Bashës dhe jo për skandalet e qeverisë Rama, që kanë vite që janë sheshit?
E dyta si do e nisin diskutimin në atë tryezë të çuditshme?!
Duke e thirrur njëri ‘gazbardhist’ dhe tjetri ‘babai i Zenit’?!
Po si do mund të bien në kompromis një komunist dhe non grata, (Berisha sipas Bardhit), me një që pretendon që përkrah SHBA-në?
Për çfarë do të diskutojnë dhe si mund ta pushojnë luftën e ftohë mes njëri- tjetri, luftë e cila ka vite që zë faqet e para në çdo media online dhe të shkruar?!
Po pjesa tjetër e Foltores si do ta shikojnë në sy Gamend Bardhin që nuk kanë lënë gjë pa thënë për ata dhe anasjelltas?!
Kujtojmë këtu një prej akuzave të forta që deputeti i PD-së, Flamur Noka pjesë e Foltores, hodhi vitin e kaluar ndaj Lulzim Bashës dhe deputetit Gazment Bardh duke u shprehur se ata bënin sikur sulmonin oligarkët, por u vendosin gjoba dhe merrnin para prej tyre.
Ndërsa Bardhi iu përgjigj se e Noka gënjen dhe shpif ndaj tij, pasi sipas tij vetë, Noka fshihet dhe merr para nga oligarkët. Dhe i përmendi Kastratin me shokë!
Madje Bardhi shkoi dhe më tej duke thënë se Noka fsheh një vilë 760 mijë euroshe në Gjirin e Lazit.
Si do i kapërdijë fjalët e thëna me ‘gojën plotën’ gjatë takimit të 5 shtatorit Gazmend Bardhi si:
Berisha po përdor demokratët si mish për top’, ‘bandat e pushteti janë në ortakëri me Foltoren’, ‘Nëse Berisha kandidon për kryeministër në vitin 2025 unë e mbyll karrierën time si deputet’, ’përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec,’ ‘ Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021 (kur Berisha u shpall nongrata nga SHBA, apo ‘bosi i Suel Çelës’ një personazhi i botës së krimit në Elbasan.
Po Berisha si do e shkikojë në sy Gazmend Bardhin kur të kujtojë akuzat monstruoze ndaj tij:
‘’Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij. ‘’ ‘’ Është i pashpresë..’’ Bardhi dhe Balla janë përgjegjës direkt politik për gjakderdhje në Elbasan‘’, etj.
Si mund të punohet në një tavolinë ku gjëja kryesore, morali, (për të cilën dy protagonistët pretendojnë se e disponojnë), mungon; cili mund të jetë përfundimi?!
Nisur nga ajo çfarë kemi parë dhe kemi dëgjuar nga ideatorët e kësaj tryeze prej të paktën 3 vitesh, përtundimi dhe qëllimi i aleancës 2B është i saj është i qartë dhe lehtësisht i kuptueshëm: Marrëzi, hipokrizi, pazare, mbijetesë për Edi Ramën dhe antiamerikanizëm sa të jetë Sali Berisha non grata!
Pra Edi Rama të vazhdojë të jetë në pushtet, Berisha të vazhdojë të marrë leje për ‘kulla’, Bardhi të jetë deputet edhe në sezonin tjetër dhe bashkë me grupin të vijojë "dashurinë" me Bashkim Ulajn, Shefqet Kastratin e shokë/Alfapress.al

Ekzekutimi politik i Lul Bashës si kryeobjektivi i Mcgonigal
ide

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’


“Përfaqësuesi Rus në OKB na kujtoi sërish modelin Rus të Qeverisjes”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128