
Bashkëpunimi i Ramës me Berishës, nuk është diçka e panjohur!

Sali Berisha dhe Edi Rama, të dy bashkë në mënyrën më okulte, në vitin 2008 vendosën të mbyllin sistemin dhe të përqëndrojnë gjithë pushtetin politik në Shqipër, në duart e tyre. Kujtohuni, se si Edi Rama që bënte si opozitar "i egër", në atë kohë i rrahu shpatullat dhe i qëndroj në krah Berishës, pas katastrofës korruptive të Gërdecit.
Në 8 vite qeverisje 2005- 2013, Berisha e amnistoj korrupsionin e Edi Ramës dhe të qeverive socialiste. Harroi "mamuthët e korrupsionit" të qeverive Meta-Nano, por mbi të gjitha amnistoj korrupsionin e Edi Ramës në krye të ministrisë së Kulturës dhe të bashkisë së Tiranës, për të cilin u ngrit edhe një komisioni hetomorë parlamentarë.
Si shpërblim pas rotacionit në vitin 2013 të negociuar që natën që ndryshuan Kushtetutën në vitin 2008, Edi Rama, në 10 vite qeverisje amnistoj korrupsionin e Berishës.
Të dy erdhën në pushtet duke sulmuar njëri tjetrin si të korruptuar dhe të dy, nuk bënë asnjë dosje ndaj njëri- tjetrit për drejtësinë.
Bashkëpunimi, Rama- Berisha, u intensifikua në faza më të larta, veçanërisht pas shpalljes të këtij të fundit non grata nga SHBA.
Foltoret u financuan nga biznesmenë klientë të qeverisë Rama. Mediet dhe analistët e oborrit të kryeministrit, u vunë në shërbim të "opozitës së vërtetë" të Berishës.
Kryetarët socialistë të bashkive socialiste, siç e ka pranuar edhe vetë Berisha, u vunë në dispozicion të Foltoreve nga tribuna e të cilave, jo vetë minohej opozita properëndimore dhe demokracia shqiptare, por u ngjiz edhe një valë e paprecedentë antiamerikane! Dikush mund të habitet për këtë ortakëri "të çuditshme", mes Ramës dhe Berishës.
Por gjithçka ka qenë e mirëmenduar. Edi Rama e di se pas Berishës është rradha e tij, jo vetëm përpara drejtësisë, por edhe si nongratë me të njëjtin motivacion; korrupsion madhor dhe minim të demokracisë shqiptare! Prandaj i duhet Berisha, prandaj i pastron paratë me leje ndërtimi kullash, resortesh dhe punë publike. Ndaj e mban në lojë si "opozitë", sepse si dy pjesë të së njëjtës monedhë, ose bashkëjetojnë bashkë ose zhduken bashkë nga qarkullimi.
Bashkëpunimi i tyre u bë i hapur në zgjedhjet e pjesëshme, të 6 marsit 2022.
Rama i la bashkinë e Shkodrës dhe e ndihmoj hapur te të tjerat, që të merrte aq vota sa të hiqej si shumicë brenda PD dhe të bërtiste se kishte mundur Lulzim Bashën bashkë me SHBA-në.
Skema funksionoj përkohësisht dhe Berisha mbijetoj edhe një vit në skenën politike. Përveç të tjerave si shpërmblim për ndihmën që i dha me Foltoret, Edi Rama, më 14 maj mori për herë të parë Bashkinë e Shkodrës.
Ajo që tashmë e kanë kuptuar edhe foltoristët më të verbër është e vërteta, se Berishës nuk vjen dot kurrë në pushtet. Madje atij as që i duhet pushteti, sepse me sanksionimin e tij nga SHBA dhe Britania e Madhe, do të ishte një pushtet i izoluar si i Envet Hoxhës. E vetmja gjë që i intereson, është mbrojtja nga SPAK dhe natyrisht që bizneset e familjes të vazhdojnë pa u shqetësuar.
Përfitimet që mund ti merrte duke qenë vetë në pushtet po ja kompeson Edi Rama, siç është edhe rasti i kullës pas TOB.
Ramës nga ana e tij, i duhet pushteti i garantuar nga Berisha, pasi dosjet e SPAK dhe Mc Gonigal janë fundi i hidhur politik për të.
Por kjo lojë është bajatosur fare dhe ka dalë sheshit në dritë duke kutërbuar me erën e keqe, jo vetëm Shqipërinë, por edhe më tej. Bashkëpunimi, Rama -Berisha, tashmë ka shqetësuar edhe Washingtonin i cili i njeh në detaje lojrat e tyre. Këtë e tregoj dhe nervozizmi, Rama- Kim, në muajt e fundit të viti të shkuar.
Prandaj edhe këtë të premte, Edi Rama, doli jo për të mbrojtur kullën nga reagimi i opinionin publik, por për të tentuar të fsheh nga amerikanët bashkpunimin e tij me nongratën e tyre, Sali Berisha./Alfapress.al
ide

Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!

Nuk ka nevojë për një konferencë ndërkombëtare paqeje për Kosovën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128