Berisha-Rama nuk janë në pazar, sepse ata janë “Një”, vetëm “Lufta” i mund!

12 Mars 2024, 10:21 / IDE NGA SIDI HASANI

Berisha-Rama nuk janë në pazar, sepse ata janë

Në vetëm tre ditët e fundit kanë ndodhur aq ngjarje politike tragji-komike, sa nëse do kishim media që misionin e tyre do të kishin zbardhjen e të vërtetave, do lipsej të bëhesh mbi 20 emisione politike.

Por siç pritej, në këto tre ditë mediat kanë heshtur si kurrë më parë për këto ngjarje politike komike (për mënyrën si aktorët luajnë) dhe tragjike për efektin që kanë mbi jetën e qytetarëve!

Para tre ditësh nisi ngjarja e parë: Rama në Shkodër thirri në takim (propagandistik si gjithnjë) kryebashkiakët e vendit.

Ata që nxituan të parët të shkonin te Rama dhe të bëheshin pjesë e fotove të qeverisë të shpërndara në rrjete sociale, ishin kryebashkiakët e Sali Berishës.

Me në krye Fisnik Qosen e Kavajes dhe tre të tjerët që Berisha arriti të fitojë falë “revolucionit blu” si kryebashiaku i Fushë-Arrëzit, Pukës dhe Mirditës, ju bashkuan takimit të thirrur nga Edi Rama dhe Arbër Mazniku.

Takim që pati si postulat të tijë, pakënaqësitë dhe (auto)kritikat në formën e monologjeve që Edi Rama shprehu për kryetarët e Bashkive. Tmerr! Qesharake!

“Narko-shteti i Ramës, i cili ka blerë zgedhjet e 14 majit dhe ka arrestuar me larot e Skapit liderin e Opozitës, legjendën S.Berisha” thërret kryebashkiakët e vetë Legjendës në arrest shtëpie… e legjenda ja servir Edi Ramës (“Noriegës së Ballkanit” sipas tij) në frymën e bashkëpunimit institucional ku pikat fokale janë mirëqënia e qytetarëve dhe demokratëve të Kavajës, Mirëditës etj.

Tallje me qytetarët, në shëmbëlltyrën e saj më cinike, edhe të duash nuk realizon dot.

Akti i dytë i talljes, ishte “negociata” mes emisarëve të Ramës e Berishës, takimi Lindita Nikolla me Gazment Bardhin.

Nën pompozitetin e fjalëve të mëdha dhe qëllime kardinale si “takim për mirëfunksionimin e parlamentarizmit dhe produktit të tij institucional për jetën e qytetarëve”… është për të qeshur se nga “në emër të popullit” që përdornin komunistët, këta të sotmit e kanë perifrazuar “jetën e qytetarëve”… u tha se është shumë pranë arritja e dakordësisë mes PS dhe Berishës.

Çdo gjë qesharake, Edi Rama i mohon për muaj me rradhë disa komisione parlamentare Berishës, i cili në emër të “demokracisë” bën betejë me miell, fishekzjarre, përmbysje karrigesh, kalime gardhesh etj në Kuvend… e më pas takohet Gazi me Nikollën dhe arrijnë dakordësinë. Mbase edhe më therrëse si tallje se akti i parë më sipër.

Mirëpo, dje ndodhi edhe akti i tretë Rama-Berisha. Akt i cili zbuloi dhe faktoi edhe qëllimin e vërtetë të dy akteve të mëparshme.

PS dhe Berisha, shprehën publikisht në media se po dakordësohen me njëri-tjetrin për të ndryshuar Reformën në Drejtësi përmes një pakete të re ligjore (komisioni i Ramës për të monitoruar në parlament punën e SPAK), dhe reformën zgjedhore. Këtu ka pak vend për komicitet, pasi është tregjike çdo gjë!

E divulguar, e zhveshur nga sofizmat dhe propaganda e Ramës dhe Berishës, kjo marrëveshje në thelb do të thotë se:

1. Rama me Berishën duan të godasin pavarësinë e pushtetit të drejtësisë, duke ngritur komisione parlamentare ku fuqia e deputetëve të bllokojë fuqinë e Prokurorëve të SPAK për hetimet dhe ndëshkimet ndaj Politikanëve.

2. Rama dhe Berisha duan të miratojnë Reformë Zgjedhore përsëri bashkë, përsëri vazhdimin e asaj të 2008 ku si Beridha , dhe Rama ju ofrojnë Shqipëtarëve deputetët servilë të tyre dhe përjashtojnë nga votimet Shqipëtarët që kanë emigruar jashtë vendit.

Aq i rëndë ishte ky akti, aq kriminal, sa që urgjentisht në zyrën e Lindita Nikollës shkoi ambasadori Amerikanë në detyrë dhe publikisht dha mesazhin (përmes faqes së Ambasadës) se vullneti i Shqipëtarëve për të votuar dhe zgjedhur lirshëm nuk duhet në asnjë formë të cungohet nga partitë politike, ashtu si nuk duhet të preket pushteti i drejtësisë… përsëri nga politika (Rama-Berisha).

Në tre ditë, tre akte kaq të rënda dhe të shëmtuara ndaj shqiptarëve, vështirë se gjen si në intesitet si në amplitudë… por mediat heshtën, sepse Berisha dhe Rama janë ata që janë, padronët e tyre!

Këtu lind pyetja, po Opozita e vërtetë e pushtetit monolit Rama-Berisha, çfarë duhet të bëjë? Si duhet të përballet më këtë sistem politikë, mediatikë e ekonomikë??

Përgjigjen e gjejmë te një fjalim i Winston Çurçill në 1949 gjatë luftës me Nazistët:

“ kur jemi në agresion, përballë monstrave, nuk egziston një rrugë e mesme, egziston vetëm Lufta”.

Mao Ce Duni thoshte se “Politika në thelb është Luftë por pa gjakderdhje. Ndërsa lufta është politikë me gjakderdhje”.

Zgjidhja e vetme është ndaj Berishës e Ramës është lufta.

Opozita e vërtetë, PD zyrtare dhe disa aktorë të botës intelektuale e lëvizjeve politike joparlamentare duhet të kuptojnë që kanë vetëm një rrugë:

Të dalin në çdo fushë betejë, e të akuzojnë me kurajon që të jep e vërteta lidhjet e Rama-Berishës me pronarët e mediave që heshtin, me analistët që manipulojnë, me oligarkët që i mbajnë gjallë, me aktorët politikë që ju shërbejnë.

Luftë! Të tregojnë lidhjet e interesat okulte që dyshja Rama-Berisha kanë për të mbajtur peng Shqipërinë.

Do jetë luftë e ashpër e me kosto, do duhet që ti përgjigjesh edhe me të keqe,por disa djaj jane me te këqinj se të tjerët!

Djajtë Rama-Berisha duhen luftuar me çdo çmim!

Shtysat për ti “vrarë” politikisht këta dy djajë janë kaq imponuese, shkaqet kaq te rëndësishëm, sa që mbështetja tek “armët politike” sado të dhunshme dhe të shëmtuara është moralisht e justifikuar.

Jemi në rrethana ku kemi vetëm një rrugë: luftën dhe kjo luftë është luftë e drejtë!

 

Po ndodh...