
Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Nga Erl Kodra
Kush është Peter Thiel?
Peter Thiel është një figurë që mishëron dy ëndrrat e përjetshme të pushtetit; kontrollin absolut dhe jetëgjatësinë e përjetshme. Përndryshe, ai është një ndër njerëzit që ka sjellë këtë vizion më afër realitetit se çdokush tjetër. Dhe ja pse:
Thiel ka themeluar kompaninë Palantir Technologies - një kompani që bashkëpunon me qeverinë e SHBA-ve në analizën e të dhënave, mbikqyrjen dhe parashikimin e sjelljeve njerëzore. Për ata që e dinë se çfarë përfaqëson kompania e Thiel, mjaftojnë këto rrjeshta. Për të tjerët asnjë fjalë më shumë.
Fusha e dytë e interesit të Peter Thiel është jetëgjatësia. Ai ka investuar dhe ka mbështetur dy kompani që punojnë në këtë fushë: Calico (California Life Company) dhe Unity Biotechnology.
Calico u themelua nga Google përmes Google Alphabet në vitin 2013 me qëllim studimin e mekanizmave biologjikë të plakjes dhe zhvillimit të teknologjive për ta ngadalësuar ose ndalur këtë proces. Peter Thiel është bashkë-investitor në këtë projekt. Rezultatet e kërkimit mbahen sekret, gjë e cila ka hasur në kritika nga komuniteti i shkencëtarëve. Në themel të punës kërkimore të Calico është përdorimi i Inteligjencës Artificiale për studime të thelluara në këtë fushë.
Kompania Unity Biotechnology është themeluar nga Peter Thiel dhe Jeff Bezos përmes fondeve të tyre të investimit, me qëllim studimin e thelluar të qelizave që shkaktojnë inflamacion dhe sëmundje tek njerëzit. Qëllimi i synuar i Peter Thiel për të mundur vdekjen e ka shtyrë të investojë në projekte ekstreme dhe radikale, si konversimi i gjakut të të rinjëve për të ngadalësuar plakjen. Ai e sheh teknologjinë dhe bioteknologjinë si çelës për të zgjatur jetën njerëzore përtej kufijve aktualë.
Kontrolli absolut mbi njerëzimin ka qenë gjithmonë ëndrra e madhe e pushtetit, dhe përmes Inteligjencës Artificiale, kjo ëndërr është shumë afër realizimit. Vet Peter Thiel thotë se "teknologjia është mjeti me të cilin mund të ndryshosh botën, pa marrë aprovimin e të tjerëve, sepse ajo nuk i nënshtrohet kontrollit demokratik të shumicës, e cila shpesh është armiqësore ndaj ndryshimit".
Dhe ka plotësisht të drejtë. Askush nuk ka pyetur askënd, për asgjë, asnjëherë kur të dhënat personale të njerëzimit filluan të mblidhen dhe të përpunohen masivisht përmes kompjuterit, internetit dhe rrjeteve sociale. Askush nuk ka marrë miratimin e ndonjë banori të planetit kur të dhënat e tij biometrike janë depozituar në serverat qeveritarë dhe të kompanive të rrjeteve sociale, të dhëna të cilat studiohen deri në detajet më të imta. Dhe nuk ka armë më të fuqishme se sa të dhënat personale të gjithë njerëzimit - që shërbyen si bazë mbi të cilën u ngrit Inteligjenca Artificiale. Teknologjia krijoi kopjet virtuale për çdo banorë të planetit, kopje të cilat mund të përdoren si armë nënshtrimi dhe manipulimi emocional.
Bindja absolute dhe jeta e përjetshme është afër. Më afër se kurrë./Alfapress.al

ide

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128