“Do i kemi në telefona dhe kompjutera”, Rama: Në 2026 shqiptarët pajisen me identitetin digital
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në episodin e radhës të podcastit “Flasim” avancimet e Shqipërisë në fushën e identitetit digjital, duke nënvizuar arritjet e fundit dhe planet për të ardhmen.
Në podcast, Rama shpalli se koncesioni për kartat e identitetit ka përfunduar, dhe se është krijuar një kompani shtetërore e angazhuar për prodhimin e kartave të identitetit më të mira dhe më të lira.
Sipas tij, një nga qëllimet kryesore është kalimi i kartës së identitetit në platforma dixhitale, përmes përdorimit të telefonave dhe kompjuterëve si portofol digital.
Ai shtoi se Bashkimi Europian ka vendosur që 2027 të jetë afati për futjen e identitetit digjital, dhe se për Shqipërinë testet e fundit janë në vijim, me qëllimin që çdo shqiptar të pajiset me identitet digjital deri në vitin 2026.
“Kur koncesioni i hershëm i kartave të identitetit përfundoi, ne morëm përsipër një sfidë të madhe: krijimin e një kompanie shtetërore për prodhimin e kartave të identitetit, më të mira dhe më të lira se të mëparshmet. Kompania Identitek e përballoi me sukses këtë sfidë dhe tashmë është angazhuar për sfidën e re të identitetit digjital, pra kalimin e kartës së identitetit në celular apo kompjuter dhe funksionimin e saj si një portofol digjital shumëfunksional. Edhe Bashkimi Europian po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur vitin 2027 si afatin për futjen e identitetit digjital në jetën e përditshme të Europës. Shqiptarët do ta kenë gati identitetin e tyre digjital në fillim të vitit 2026”, tha ai.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
