Superliga/ Elbasani feston kryesimin ndaj Vllaznisë, Dinamo mposht thellë Flamurtarin

Elbasani triumfoi 1-0 ndaj Vllaznisë, në supersfidën e javës së 15-të në Superiore. Verdheblutë iu falën një goli në pjesën e dytë, për të marrë suksesin që i mban në krye të renditjes.
Ndeshja nisi e bukur dhe me raste në të dyja portat. Ekuilibrat u thyen në minutën e 27-të, kur mbrojtësi i Vllaznisë, Elmando Gjini u ndëshkua me të kuq, duke lënë shkodranët me 10 lojtarë.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nisi me gol. Në minutën e 49-të, me një supergol në zonë, Tsague i dha avantazhin Elbasanit.
Këtë avantazh, verdheblutë e ruajtën deri në fund, për të marrë tre pikë të arta. Kjo fitore, e ngjit Elbasanin në vendin e parë me 29 pikë, ndërsa Vllaznia zbret në vendin e katërt me 25 pikë.
Dinamo fitoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Flamurtarit në Vlorë, në një ndeshje shumë të luftuar. Pas disa tentativave, Lorenco Vila zhbllokoi takimin në minutën e 30-të, duke shënuar pas një topi të mbetur në zonë.
Pjesa e dytë ishte e qetë, deri në minutën e 78-të, kur Qefalija shënoi golin e dytë, pas një asisti të marrë nga Bregu. Duelin e vulosi James, i cili shënoi edhe të tretin pas asistit të marrë nga Ferruku.
Me këtë sukses, Dinamo ngjitet në vendin e tretë me 26 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet i parafundit me 13 pikë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
