I riu socialist: Më frymëzon Edi Rama, Sara Mile dhe Bora Muzhaqi, i riu demokrat: Nuk më frymëzon Berisha

8 Dhjetor 2025, 22:20 / POLITIKË ALFA PRESS

I riu socialist: Më frymëzon Edi Rama, Sara Mile dhe Bora Muzhaqi, i

Edi Rama është një nga figurat frymëzuese për të riun socialist Gjergji Ogreni. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, i riu socialist befasoi me preferencat e tij, pasi një ndër to është edhe deputetja e re socialiste e dalë nga zgjedhjet e 11 majit Sara Mile. Po kështu ai renditi edhe Bora Muzhaqin, Romina Kukon dhe Arbjan Manzikun ndër figurat ndër figurat socialiste që e frymëzojnë.

“Më frymëzon Edi Rama. Sara Mile është një prej tyre. Është e re vetëm 30 vjeç. Bora Muzhaqi vinte nga Anglia nuk kishte asnjë post partiak. Romina Kuko dhe Arbjan Mazniku”.

Përkundër tij të riun demokrat Oresti Berberi nuk e frymëzon lideri i PD-së Sali Berisha. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se kishte vetëm një deputetët nga radhët e demokratëve që e frymëzonte, ndërsa i dyti ishte babai.

“Figurë politike aktuale nuk kam. Që pëlqej është Alizoti, që përfaqëson një klasë të persekutuarish politikë. Dhe i dyti dhe i vetëm që frymëzon Oresti Berberin është i ati. Asnjë figurë tjetër as Berisha nuk më frymëzon. Salianji është një nga të rinjtë e PD që premton në këtë parti”. 

 

Po ndodh...

ide