Kush u fut dhe kush mbeti jashtë listave në zgjedhjet e Kosovës?

8 Dhjetor 2025, 22:12 / KOSOVA ALFA PRESS

Kush u fut dhe kush mbeti jashtë listave në zgjedhjet e Kosovës?

Listat i dorëzuan dhe tani të gjithë sytë i kanë tek kandidatët. Kush hyn, kush qëndron jashtë dhe çfarë risish kanë sjellë këtë herë subjektet politike të vendit.

Në krye të listës së kuqe, është vendosur emri i Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë. Pas tij, varg e vijë janë renditur të tjerët, emra të njohur, fytyra të reja dhe natyrisht, surpriza.

Andin Hoti duket se ka ndryshuar planet e zgjedhjeve. Dikur deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, tani kërkon votën e elektoratit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministres së Industrisë nuk po i lë shenjë aktakuza e ngritur ndaj saj më 11 nëntor të këtij viti për rezervat shtetërore. Ajo do të garojë për deputete nga radhët e VV-së, me numrin 21. Adriana Matoshi, ia ka mësyer “t’i sosë” këto zgjedhje.

‘Përplasjet’ përmes Facebook-ut, që e kanë shoqëruar ditët e fundit me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakut, nuk e kanë ndaluar për të kandiduar edhe për një mandat tjetër si deputete, ndonëse rrallë i dëgjohet zëri në Kuvendin e Kosovës.

‘I ngujuari’ i Leposaviçit, Lulzim Hetemi, tashmë ka dalë në sipërfaqen e listët së Vetëvendosjes, duke garuar për deputet.

Tingujt e saj melankolikë ndoshta jo, por zëri i saj politik synon të jetë i pranishëm në Kuvend. Edona Llalloshi edhe kësaj here ia ka mësyer garës.

Partia Demokratike e Kosovës ka surpriza të vetat. Deputeti Visar Korenica nuk gjendet më në listën e VV-së, ai ka kaluar në PDK. Njësoj ka vepruar edhe Eman Rrahmani.

Ndonëse nuk arriti kurrë të sigurojë votat e deputetit, kjo nuk e dorëzoi artistin Genc Prelvukaj të kandidojë përsëri. Emri i Ismet Beqirit po, por i Agim Veliut nuk gjendet askund në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

LDK-ja s’e vendosi fare në listë ish-ministrin e Punëve të Brendshme, e kjo si duket i erdhi befasi Veliut. Ndër emrat e rinj të partisë është Ferid Agani, neuropsikiatri që sjell freski në politikë. Po ashtu edhe Ukë Rugova, i biri i ish-presidentit Ibrahim Rugova do të kandidojë për deputet, nga radhët e LDK-së.

Gecët e Llaushës ia mësyen përsëri Kuvendit të Kosovës. Në vend të mbesës, Marigonës, tashmë do të kandidojë xhaxhai, Fadili.

Nga shtëpia më e madhe në Kosovë, ajo e Big Brotherit, tashmë në atë të Kuvendit, kandidon Lumbardh Salihu. Ndonëse, në zgjedhjet e kaluara nuk arriti të fitojë, ai nuk e ka ndaluar ambicien.

Ardian Kastrati nuk gjendet në listën e PDK-së, por këtë herë garon me një parti tjetër. Ai iu bashkua së fundmi AAK-së së Ramush Haradinajt. /Klan Kosova

Po ndodh...

ide