E vërteta e drejtësisë Amerikane dhe perandoritë e kartonit që i shkundi era!

Prej kohësh karrikja e kryeministrit është braktisur në parlament. Shumë do mendonin se atij nuk i intereson fare parlamenti.
Disa të tjerë do gjykonin se koha e tij në shërbim të shqiptarëve është tepër e vyer për t’u ulur në parlament.
Ai vetë do e justifikonte mungesën e tij me mjerimin e opozitës dhe sesi nuk e sheh normale sjelljen e saj barbare, teksa, në fakt, i kërkon llogari për ngjarje që kanë tronditur gjithë opinionin publik, në vend e në botë, veç ministrave të komanduar të cilët përsërisin një refren në çdo dalje publike:
-Ka akoma aaaaaq shuuuuumë punëë për t’u bërë….
Teatër me kukulla, nga një karakteropat histronik i cili e adhuron skenën dhe podiumin.
Mëngjesi i sotëm na gjen me lajme të cilat i prisnim prej kohësh. Së pari Charles McGinigal ka pranuar në gjykatë se kishte marrë rryshfet 225,000 $ për të dëmtuar partinë opozitare që nuk drejtohej nga Edi Rama.
Së dyti, McGonigal pranon akuzën për çështjen e Lulzim Bashës lidhur paratë Ruse duke bërë që t’i jepen fund aludimeve se sulmi ishte drejtuar drejt individëve të tjerë në PD.
Kanë kaluar 2 vite që jemi gjendur nën presionin, shantazhin, linçimin dhe talljen e çdo individi, politikani, analisti dhe televizioni që i shërben Ramës dhe atyre që mbajnë Ramën në pushtet me pseudo-opozitarizëm.
Përkundrazi, çdo gjë do bënim për t’i treguar shqiptarëve se jemi në krahun e drejtë të historisë dhe se vullneti ynë si opozitë reale është të bëjmë opozitë me fakte.
Kjo e vërteta jonë sot, ka forcën të amolifikojë zërin tonë mbi atë zë që vjen nga piedestalet e idealizmave fals.
Kjo e vërteta jonë sot është për të bindur këdo që ka dyshime, se opozita është ringritur dhe ka treguar se është e gatshme të veprojë në momentin dhe kohën e duhur./*Deputete e Partisë Demokratike
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
