Fjalimi që mungoi në Asamblenë e Partisë Socialiste
I nderuar Kryetar,
të nderuar anëtarë;
Ndërsa Kryetari, ndër të tjera tha se “unë nuk jam diktator e as autokrat”, edhe pse ka plot 10 vjet që merr vendime të cilat i ka diskutuar sic thotë me një grup njerzish , pra vetëm me barkun e tij të Shën Mërisë, ku druaj të ketë mbetur ndonjë socialist, më erdhën në mend vargjet:
“Nuk jam unë Diktator,
s'ju detyroj me zor!”
Po e them që në fillim; bashkohem me ju zoti Kryetar. Po, ju nuk jeni diktator i llojit tradicional nga ata të shumtit e shkuar. Por, ju jeni diktator i një lloji tjetër. Diktati juaj për shumicën në ketë sallë është i qartë dhe i dukshëm si djersa në ballin tuaj , edhe ju e ushtroni mjeshtërisht atë me anë te propagandës, dhe ne operojmë nën pushtetin e propagandës tuaj .
Ju e dini mirë për çfarë po flas, por më lejoni ta sqaroj për njerëzit e thjeshtë, që njohin si diktatorë vetëm ata që vrasin e presin si dikur Enveri që burgosi e vrau me mijëra të pafajshëm.
Jo, diktatorët modernë të shekullit të 21-të, ku dukshëm e pa asnjë dyshim një model par exelence jeni ju, nuk drejtojnë me anë të frikës por më anë të shtrembërimit të vazhdueshëm të realitetit.
Diktatorët e propagandës nuk kanë ideologji dhe mund të bashkëpunojnë me këdo nëse kjo i shërben mbijetesës së tyre.
Do të duheshin netë dimri për t’i zënë në gojë bashkëpuntorët politikë me të cilët na ndante jo vetëm ideologjia por edhe qëllimet për të cilat erdhëm në pushtet. Por sot është fillim vjeshte e në ketë sallë bën shumë vapë, për t'ja filluar.
Diktatorët e shekullit tonë falimentojnë opozitën, blejnë mediat e shoqërinë civile duke sfumuar kështu çdo lloj opozitë nga sfera publike.
Ndryshe nga diktatorët e dikurshëm të frikës, diktatorët e sotëm të propagandës bojatisin imazhin e tyre duke përdorur konceptet e pëlqyera të kompetencës, paqes dhe prosperitetit. Për të na bindur për kompetencën e prurjeve të reja në parti ju nuk rreshtët së qëmtuari gjeni librash, kursantë Harvardi, e yje të tjerë galaktikash të panjohura, që vetëm ju ua njihnit vlerat, ne kundështim të plotë me fjalët tuaja kur erdhët në krye të partisë . Dikur na premtonit se:
"Unë s’jam as sot, po s’do të jem as nesër si kryetar partie, njeriu që mendon se i takon çelësi i portave të forumeve të Partisë Socialiste ku njerëzit, sipas bindjes sime të palëkundur, duhet të hyjnë apo të mos hyjnë, jo sepse kryetari u hap apo nuk u hap derën, por sepse votohen ose nuk votohen dhe kaq".
Por, qyshse kemi ardhur në pushtet, kemi asfikskuar garën dhe zgjedhjet brenda partisë.
Sot asnjë zyrtar shtetëror përfaqesues i partisë nuk votohet paraprakisht nga strukturat e saj; asnjë përfaqesues politik duke nisur nga kryetari i organizatës socialiste e deri të kryetari i partisë së rrethit nuk votohet por emerohen. Por nuk u ndalëm këtu . Të njejtën qasje pa garë aplikuam në ekonomi edhe me meritokracinë në shoqëri.
Diktatorët e propagandës janë të obsesuar pas sondazheve të opinionit publik, si puna e Këshillimit me anë të së cilit legalizuam hashashin duke i veshur një politike shumë të kontestueshme ndër nesh kostumin e miratimit popullor.
Ju me të drejtë folët gjatë për imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Padyshim që ju keni luajtur një rol qëndror këtu.
Për të fituar miratimin brenda komunitetit ndërkombëtar dhe për të konsoliduar imazhin tuaj brenda vendit, ju keni punuar pa pushim me elitat perëndimore, keni operuar me shumë ish-zyrtarë të njohur perendimorë, dhe keni financuar media për të ndryshuar dhe përcaktuar narrativën e tyre, Çfarë nuk blihet me para, blihet me më shumë para.
E pra, çelësi i rregjimit tuaj është manipulimi i informacionit edhe shtrembërimi të vërtetës.
Për të ruajtur pushtetin tuaj , ju kërkoni që ne të parët, e mandej qytetarët të besojnë në mënyrë racionale por të gabuar se hija e fajit për çfarë ka ndodhur e që endet në këtë sallë si shpirti që kërkon një trup të mishërohet, nuk ka lidhje me ju. Por më lejoni t'ju them që këto individë nuk kane lidhje as me ne, sepse nuk janë përcaktuar nga ne për të përfaqesuar vullnetin e forcës tonë politike .
Po Ju nuk jeni diktator edhe nuk detyroni njeri me zor, por ju doni me doemos të na bindni dhe këtë e betë me ngulm edhe sot, se perceptimet janë reale ndërsa e vërteta jo.
Edhe e fundit por jo nga rëndësia; dëshiroj t'ju uroj ministrave të rinj e të vjetër suksese në detyrë, por mos harroni se revolucioni ka mbaruar, juve ju mbetet të sistemoni vetëm pasojat.
Të hidhura këto rreshta e di , por ilacet e hidhura shërojnë , jo karamelet e embla !
Çfarë orfojnë partitë e reja?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128