Gëzuar 1 prillin, ditën e ngjalave të Metës!

1 Prill 2023, 18:08 / IDE NGA ERGYS MëRTIRI

Gëzuar 1 prillin, ditën e ngjalave të Metës!

1 prilli duhet të shpallet festë kombëtare. Një shoqëri që beson rrenat dhe mohon të vërtetat, qe voton hajdutët dhe ndëshkon të ndershmit si te dobët, brohoret shpifësit dhe linçon te arsyeshmit, respekton tradhëtarët dhe përbuz besnikët, e do një ditë përkujtimi për heronjtë e tij.

Në 1 prill shqiptarët përkujtojnë, në këtë kuadër, edhe aktin me domethënës të historisë së tyre post-komuniste: Marreveshjen Rama-Meta të dakordësuar në një darkë ngjalash në Gjirin e Lalëzit, Jeruzalemin e oligarkisë shqiptare.

Protagonisti kryesor Meta, lidhi në këtë ditë besën me armikun e tij në të egër (Ramën), i cili vetëm pak kohe me pare kish ndezur flake sheshin duke lene 4 te vrare ne lufte për ta futur atë në burg. Me këtë marrëveshje Meta bëri te mundur rrëzimin nga froni të mikut te tij më besnik (Berishës), dhe ndëshkimin e tij me një milion vota, pak kohe pasi ky i fundit e kish mbrojtur nga burgu, duke vrarë madje 4 vetë për të mos e dorëzuar.

Pas tradhëtisë, Meta shijoi qeverisjen me partnerin e ri duke i dhënë atij gjithcka, duke miratuar me shumicë të cilesuar ligje antikushtetuese, deri edhe tek reforma territoriale, shkatërrimtare për PD-në.

Megjithatë, pasi Rama - tashmë i fuqizuar - e flaku në rrugë, asgjë nuk e pengoi Metën të kthehet tek dashuria e vjetër. Berisha, jo vetëm ia fali, por edhe ia çmoi tradhëtinë duke i dhënë gjithçka në këmbim të mbështetjes për luftën e brëndshme në PD. Ndërsa thotë se luftën e ka me Ramën dhe Meta i duhet për të bashkuar forcat kundër tij, i jep pjesën me të mirë të këshillit bashkiak, ndërkohë që refuzon të bashkojë forcat në partinë e vet.

E megjithatë ka njerëz që e mbështesin, madje edhe e brohorasin, ndërsa, të vllazëruar tashme me kolegët e tyre të PL-se, shajnë e mallkojnë egërsisht ata të PD-se qe nuk e pranojne si normale kete gjellë te shpifur!
Epo gëzuar pra 1 prillin, festën e ngjalave.