Halli i Berishës dhe karriget e Salianjit&CO

2 Dhjetor 2025, 18:32 / EDITORIAL NGA BATO KOSOVA

Halli i Berishës dhe karriget e Salianjit&CO

Sot unë jam me Berishën. Dhe kjo nuk ka të bëjë me idealizim, por me një fakt të thjeshtë: Ervin Salianji e dogji shansin e tij tre vite më parë. Ai sot nuk ka më as moral, as legjitimitet të kërkojë asgjë. Koha që iu dha 3 vjet me parë për t’i hapur rrugën ndryshimit të Partisë Demokratike, për ta nxjerrë njëherë e përgjithmonë nga kthetrat e berishizmit, ai e përdori për përfitime të vogla personale.

Berisha është I njëjti si sot dhe dje. Me të njëjtat halle, me të njëjtat ngërçe: non grata në SHBA dhe Britani për korrupsion, me çështje penale, me një histori politike që nuk ka ndryshuar asnjë grimë. Pazaret e tij me Ramën janë të dukshme. Dhe paaftësia për të sjellë PD-në në pushtet është e njëjtë sot si dje. Vetëm një njeri i marrë mund të besojë se ai që u largua me 1 milion vota në 2013 mund të rikthehet si shpëtimtar. Vetëm një analfabet politik mund të besojë se një politikan i padëshiruar në SHBA, Britani e BE mund të ketë sot një shans të real për pushtet. Pra asgjë nuk ka ndryshuar që Salianji është rikujtuar sot që Berisha duhet të largohet

Në momentin kur pati mundësinë historike të shkëpuste PD-në nga mosbesimi, kapjet dhe pazaret e vjetra, zgjodhi të shiste mbështetësit e tij. Sot, në mes të askundit, kërkon sërish një karrige – jo të ndryshojë diçka, jo të ndërtojë një alternativë, por thjesht të përfitojë një karrige pranë Berishës, duke i bërë presion me kafe apo me takime.

Por çfarë mund të sjellin sot, Salianji, Bardhi, Tabaku dhe të tjerë, që zgjodhën interesin e tyre të vogël mbi interesin e demokratëve dhe shqiptarëve?!

Sa të besueshëm janë këta që sa herë kanë pështyrë kundër liderëve, prap e kanë lëpirë?!

Prandaj edhe lëvizjet e tyre të sotme nuk janë gjë tjetër, veçse përpjekje për kapur diçka.

Nëse Berisha si dje dhe sot ka hallin të mos mbyllë karrierën me damkën e non-gratave dhe akuzave për korrupsion, kategoria e politikanëve që e shoqëron – Salianji, Bardhi, Tabaku, Gjekmarkaj e të tjerë – duan vetëm një copë karrige, dhe më keq, me shpresën se fundi politik dhe biologjik i Berishës do t’u hapte rrugën atyre. Ky nuk është vizion. Ky është thjesht vazhdimi i berishizmit, ku sundon vetëm interesi personal dhe asgjë tjetër. Prandaj sot ata janë të pabesueshëm./Alfapress.al

Po ndodh...