PD si fuqia politike frenuese ndaj Populizmit dhe Sovranizmit në vend
Përfundimi i Luftës së Ftohtë, rrëzimi i Murit të Berlinit, rrënia e Komunizmit dhe zgjerimi i madh i Bashkimit Europian gjatë vitit 2004 shënuan fitoren përfundimtare politike të të quajturit “Perëndim Politik” përtej gjeografisë;- nga ana tjetër, kjo fitore e madhe i dërgoi politik-ushtruesit drejtë një rrjedhe rutinore alternativash, e tillë në figura politike dhe alternativa programore, ku dallimet mes të majtës dhe të djathtës politike po zvogëloheshin qëllimshëm me qëllimin e mbërritjes drejtë një konsensusi shoqëror rreth vlerave mbi të cilat ndërtohet rendi i së drejtës dhe ligjit në secilën shoqëri.
E përditshmja politike në shumicën prej vendeve të hartës politike botërore po përballet me përhapjen e një rryme të re politike, përkatësisht Populizmin;- i tilli pa ngjyrë identifikuese dhe tradicionale politike, përmbajtje programore e munguar dhe ekip politik i njehsuar me fytyrën identifikuese të një individi, pra rrëzimi i një rendi politik i pretenduar si i tillë i mbyllur do të jetësohet përmes absolutizimit të një individi asfare politik. Populizmi dhe Sovranizmi mbeten dy nocione plotësues ndërsjelltas, por i dyti përfshihet në nocionin e të parit dhe shkalla e përhapjes politike së të njëjtit ndryshon në varësi të strukturës shoqërore të vendit përkatës, sistemit politik dhe përgjigjes së ndryshme shoqërore ndaj fenomenit.
Populizmi është një sfidë ku fillesat e të tillit janë në vendet më të zhvilluara dhe të Industrializuara të kohës, por suksesi i të tillit mund të jetësohet në vendet me zhvillim më të ulët përkatësisht ekonomik, kulturor, shoqëror; Populizmi është shndërruar në sfidë më shumë se politike në secilën shoqëri dhe i njëjti mbetet i pranishëm në forma të ndryshme, por me thelb të njëjtë....”thelbi pa thelb” i të tillit është retorika, prekja e emocionove njerëzore , evokimi ndaj publikut i mundësive të kufizuara të së shkuarës, loja retorike me ndjeshmëritë mbi çështjet kombëtare, identifikimi imponues i të ndryshmit si i njëjti subjekt ndaj të tillit ngrihet polarizimi përçarës shoqëror, ndryshimi i premtuar ku i ndryshmi refuzohet dhe pritshmëria njerëzore keqdrejtohet qëllimshëm nga secili fjalë-përcjellës .
Në të njëjtën kohë, flukset publike me pritje të mëdha , të tilla pritje të buruara nga mundësitë e munguara, inkurajojnë pakuptimshëm shumëkënd ndër fjalë-nxjerrësit populistë, të njëjtët qëndrojnë me portretin kinse të përvuajtur që mbulon mjeshtërisht buzëqeshjet e brendshme, të tillat që ngjasojnë në koherencë me vuajtjen drobitëse të duartrokitësit pa faj, i tilli që beson se mundësia vjen nga i ngjashmi me të tillët që i kanë penguar të njëjtën mundësi në periudha të mëhershme.
Dëshpërimi është premisa kryesore që inkurajon zhvillimin e retorikës populiste, i njëjti rreket të plotësojë të “quajturën zbrazëti shoqërore” - e njëjta do të thotë pjesëmarrje e ulët në zgjedhje, angazhim publik i munguar, heshtje jo- miratuese ndaj ekzekutimit të politikave, besim i cënuar ndaj ndryshimit - populizmi dhe populistët fjalë-nxjerrës rreken të prekin emocionin njerëzor që buron nga dëshpërimi dhe i tilli “emocion i njeriut të zakonshëm” është thelbi i kauzës-lojë të “populistit të vogël” që premton “ndryshimin e madh”, “populisti i vogël” që rreket të shndërrohet në të “madhin politikisht” duke identifikuar rrejshëm “vetveten e rremë “ me “pritshmërinë e madhe” të njeriut të zakonshëm të vërtetë, i njëjti që nuk mund të shndërrohet në “Njeriun e Ri” të populistit me markë politike të Re, por mendësi të vjetër.
Shqipëria nuk është asfare e mbrojtur nga rreziku i përhapjes së mëtejshme të populizmit, i njëjti është shfaqur herëpashershëm kufizueshëm, por Shqipëria politike nuk mund të anashkalojë rrjedhën vazhduese të Populizmit, i paraqitur në vende të ndryshme të Kontinentit me ngjashmëri të njëjtë në kontekstin e së shkuarës politike.
Zgjedhjet e mbajtura më 14 Maj 2023, ishin dëshmia e pranisë politike populiste dhe sovraniste, me shkak të ndryshëm krijimi, agjendë dhe përkatësi të dallueshme politike, synim të ndryshëm mbi qëllimin fundor të rrugëtimit politik ....shumëçka e ndryshme, por të njëjtë në qëllimin e prekjes së emocionit njerëzor si kultivim mos-pranimi ndaj të përditshmes shoqërore dhe politike , përtej emocionit të ndryshëm që përjeton secili fluks mbështetës i të tillëve.
Rezultati përfundimtar zgjedhor për Bashkinë Tiranë, në nivel Kandidatësh për Kryetar Bashkie apo subjekte garuese në Këshill Bashkiak dëshmon mbi fillimin e ekspozimit të qartë ndaj populizmit dhe radikalizmit politik majtist ku retorika e barazizë së supozuar është premisa e gënjeshtërt që nuk mund të jetësojë ndryshimin....thjeshtë mund të propagandojë për të njëjtin me qëllimin që të ndryshojë pozitivisht pozicioni politik hierarkik i personazheve politikë populisto-majtist në koherencë politike me segmente të pushtetit, segmente që orientojnë ngritjen e flukseve të tilla si një mundësi paraprirëse si alternativa të ndërtuara ndaj ndryshimeve të mundshme të së ardhmes.
Lëvizja e përmendur më lartë nuk mund të jetë identifikimi i populizmit në Shqipërinë politike, vijimi i kohës politike do të jetë dëshmia e lëvizjeve apo personazheve të rinj kinse politikë që do përdorin “Politikën ” si strehën e rradhës të përfitimit vetjak në kontekstin politik.....aktualiteti i sotëm i Shqipërisë është terreni që mund të inkurajojë retorikë dhe veprim populist....” kulti i individit populist”, pa program, pa zgjidhje, pa ekip.....alternativë e gënjeshtërt që nuk mund të përcjellë zgjidhje përmes zgjedhjeve, të tilla që shikohen si mundësia “nga individi populist” për të përmbushur qëllimet dhe për të vijuar zbrazëtinë e vërtetë qytetare që ngjasonte gënjeshtërt në shuarje për shkak të artikulimit populist.
Partia Demokratike ka misionin historik, patriotik, kombëtar dhe politik që të jetë jo thjeshtë një forcë politike, por një fuqi politike duke ndërtuar një alternativë thelbësore qeverisëse, të arsyeshme, të prekshme, të realizueshme ku “Individi” është në qendër të programit, jo emocioni i ngacmuar i të njëjtit duke evokuar mundësitë e kufizuara, një program pozitivist ku mundësia e re e së nesërmes, larg revanshit ndaj të ndryshmit dhe njëjtë larg premtimeve boshe ku është themeli i një Shqipërie normale.
Partia Demokratike mund të jetë dhe duhet të shndërrohet në shtëpinë politike të “Përfaqësimit dhe Demokracisë “ ku arsyeja e shëndoshë e kësaj shoqërie të mos gjejë” strehën e së quajturës mbrojtje “nga revanshi i secilës formë populizmi, por të jetë shtëpia politike e veprimit politik pozitiv pro-aktiv në funksion të përpjekjes që vijon për ndryshimin e vetvetes politike, si një mesazh për të filluar ndryshimin e vërtetë për një Shqipëri normale.
Hapja e Partisë Demokratike do të jetë e vërtetë dhe thelbësore, me mesazh shoqëror “për Lirinë”, “ për Mundësinë” , “për Besimin” dhe “ për Ndryshimin”....një hapje që ka në thelb shumëçka që mund të bëhet vërtetë në një Shqipëri të arsyes, të të pranuarit të të ndryshmit dhe të një qeverisjeje të nesërme më të mirë.
Partia Demokratike ka detyrën e vështirë dhe mundësinë historike, e njëjta mbetet faktori politik në rangun politik opozitar, përkatësisht me nivelin më të lartë të eksperiencës së kultivuar, e tilla shtet-ndërtuese, njëjtë-konsoliduese, burimeve njerëzore, politike dhe ekspertizës profesionale, gjithashtu. Partia Demokratike mund të shndërrohet në fuqinë politike pozitive për ndryshimin pozitiv të vendit dhe në fuqinë politike frenuese ndaj secilës formë populisto-sovraniste. Koha është sot për një apel për secilin segment shoqëror që kërkon angazhimin në politikë; koha për të apeluar që eja në PD si instrumenti politik më efektiv për të mos penguar kalimin nga “stabilokracia e së sotmes” në “anarkinë e orkestruar qëllimshëm të së nesërmes”. Partia Demokratike është instrumenti politik më efektiv për të korrigjuar shumëçka të shkuar keq në këtë vend, “eja sot në PD, e nesërmja politike do të jetë vonë”. Bashkë sepse ka ende shpresë.
Paparashikueshmëria, prova e pavarësisë së drejtësisë
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128