
PD s`ka pronar, ajo është e jona!

Sot në çeljen e fushatës elektorale të PD, gjithë mediat e financuara dhe të trysnuara nga trekëndëshi i bermudës, e shpërndanin lajmin me siglimin “PD e Alibeajt.”
Ka 32 vite që luhet kjo lojë. Prej fillimit strukturat e pushtetit të shkuar, të cilat na e përcaktuan liderin, dhe vetë lideri tashmë “non grata” u kujdesën me të gjithë agjitpropin krahë tyre ta quajnë Partinë Demokratike " PD e Berishës"
Shumë djallëzor ky përcaktim.
PD nuk është pronë, nuk është hipotekë nën emrin as të Berishës, as Selamit e Shehit, as Bashës e Alibeajt.
PD është organizata politike që themeluan studentët, që e mbështeti pa hipokrizi inteligjenca disidente, shtresat e gjëra të shoqërisë që ua pati vënë ” lakun në fyt” sistemi i shkuar.
PD e kthyen në forcë e alternativë për rrotacionin e pushtetit studentët e ngujuar në grevë urie. PD është e tyre!
PD e mbështetën të përndjekurit politikë, ata sapo dolën në liri nga qelitë e burgjeve u ngujuan në grevë urie, për të rrëzuar të fundit lider të komunizmit, Ramiz Alinë, (të cilin shqiptarët e votuan në Mars 1991), për t`i hapur rrugë pushtetit të ri të demokratëve. PD është e tyre!
PD e mbështetën si alternativë të rrëzimit të komunizmit minatorët e Valiasit. Ata u futën në grevë urie, në thellësitë e nëntokës, me betimi “liri o vdekje” dhe rrëzuan qeverinë e Alisë me kryeministër Fatos Nanon, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme. PD është e tyre!
Për PD u sakrifikuan Arben Broci e heronjtë e 2 prillit, dhe shumë të tjerë të vrarë nga falangat e komunizmit. PD është e tyre!
PD s`ka pronar, ajo është e jona!

ide

Presidentja si garante e shtetit të Kosovës

Misioni që Lulzim Basha duhet të përfundojë!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128