Për ata që bëjnë të zgjuarin me Bashën dhe rolin e budallait para Berishës!

28 Gusht 2023, 22:05 / IDE NGA NAMIR LAPARDHAJA

Për ata që bëjnë të zgjuarin me Bashën dhe rolin e

Shajnë Bashën dhe mbrojnë Berishën;
Bëjnë humor me Bashën dhe tallen mëngjes e mbrëmje nga Berisha;
Thonë që Basha nuk e sjell dot PD-në në pushtet dhe shpresojnë t’i sjell në pushtet Berisha;
S’i japin kohë Bashës, afatizojnë pa limit Berishën;
Trimërohen me Bashën dhe rrinë si pula para Berishës;
Egërsohen me Bashën, tuten nga Berisha;

Bëjnë të zgjuarin ndaj Bashës, luajnë rolin e budallait para Berishës;
Nuk e respektojnë Bashën dhe nëpërkëmben nga Berisha;
Akuzojnë Bashën për të shitur dhe nuk flasin gjysmë fjale për aferat korruptive të Berishës;
Quajnë peng Bashën, nuk shohin damkën anglo-amerikane ndaj Berishës;
Marrin të mirëqenë çdo akuzë ndaj Bashës, kërkojnë fakte dhe prova për Berishën;
Basha u dha dinjitet, Berisha i linte rrugëve;

Basha nuk i shau kurrë, Berisha nuk la kënd pa anatemuar;
Basha nuk kërcënoi askënd, Berisha nuk la asnjë pa shantazhuar;
Basha u shtriu dorën, Berisha u tregoi kopaçen;
Basha me të mirë, Berisha me gurë;
Bashën e urrejnë, Berishën e duan;

Bashën nuk e duan, sepse nuk e do Berisha;
Po ta dojë sërish Berisha, Bashën sërish do ta duan;
Servilosen ndaj Berishës, ata që serviloseshin më shumë ndaj Bashës.

Po ndodh...