Pse PD-ja dhe Lulzim Basha janë shpresa për shqiptarët!

12 Gusht 2023, 14:26 / IDE NGA AZGAN HAKLAJ

Pse PD-ja dhe Lulzim Basha janë shpresa për shqiptarët!

Çfarë presin demokratët dhe shqiptarët nga Lulzim Basha!

1-Riorganizimin e PD-së si të gjitha simotrat e saj të djathta në Europë dhe në botën demokratike duke përfshirë të gjitha shtresat e shoqërisë, të gjitha moshat, të gjitha profesionet, të cilët besojnë tek demokracia funksionale, tek ekonomia e tregut të lirë, tek barazia para ligjit për të gjithë, nga qytetari më i thjeshtë deri tek zyrtari më i lartë, që besojnë tek familja, atdheu, kombi dhe Zoti.

2-Sqarimi me durim, me prova e fakte të çdo antëtari të PD-së dhe çdo qytetari shqiptar se si kryetar i PD-së në të shkuarën dhe tani, në asnjë rast, për asnjë çështje nuk ka pas dhe nuk ka marrveshje okulte me Edi Ramën!

3-Të qartësohet me prova çdo anëtar i PD-së dhe shqiptarët se trekëndëshi i Bermudës bashkëpunon me njeri tjetrin në nivel lidershipi, në mënyrë korruptive siç ishte rasti i denoncimit në SPAK, ndërsa njerëzit, elektorati, votuesit e tyre janë të manipuluar 

4-Të risqaroj se qëndrimet ndaj Sali Berishës nga dt 9-të shtator e vitit 2021 e deri sot kanë qënë vetëm në interes të demokrateve, mbajtjes së tyre të bashkuar dhe të fortë.

5-Të risqaroj se qëndrimeve të tij të logjikshme, parimore, bashkëpunuese me qëllimin për të ndaluar përçarjen e PD-së ekipi i foltores i urdhëruar nga z Berisha ju ka përgjigjur me sjellje, veprime e qendrime shumë agresive, me linçim publik deri në dhunë psikologjike dhe fizike konstante.

6- Sqarimi i këtyre çështjeve do të fuqizojë aleancën qytetare për demokracinë, që Lulzim Basha ka shpallur, e cila do ta çlirojë Shqipërinë nga kthetrat e tranzicionit politik korruptiv 30-të vjeçarë.

Po ndodh...