
Qeveria mposhtet vetëm nga Profesionistët!

Në një koment të para disa ditëve, kam theksuar se vulgarizmi apo banaliteti nuk e mposhtin qeverinë. Përkundrazi, ato ndihmojnë qeverinë të sfumojë skandalet dhe e bën të duket më e fortë seç është në realitet. Propagandës së qeverisë nuk mund t’i përgjigjesh me propagandë. Fasadës së qeverisë nuk mund t’i përgjigjesh me fasadë. Nëse bën këtë, bie në grackën e ngritur nga vet ato, ku në një përballje të tillë pushteti gjithmonë fiton.
Por cila është zgjidhja për të mposhtur qeverinë?
Mënyra që e tmerron këtë qeveri është t’i drejtohesh me Profesionalizëm. Gjetja e profesionistëve të mirëfilltë në çdo fushë e shkund qeverinë nga themelet.
Nëse keni vënë re, të gjitha daljet publike të KM janë përballë njerëzve politikë apo të propagandës. Ai kurrë nuk ka dalë në debat me profesionistë pasi vet qënia e tij është e orientuar vetëm nga fasada, pa u marrë aspak me brendinë.
Fushata e tij e fundit me dajre e me lodër është treguesi më i qartë se për të ka rëndësi veç fasada.
Në anën tjetër, lideri i opozitës ka mundësinë reale të mbledhë rreth vetes profesionistë të mirëfilltë si të vetmen rrugë për të qënë alternativë serioze qeverisëse.
Të gjesh profesionistë dhe t’i bësh të punojnë bashkë si një trup i vetëm është gjëja më e vështirë, por është e vetmja rrugë që të çon tek pushteti.

Ekzekutimi politik i Lul Bashës si kryeobjektivi i Mcgonigal
ide

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’


“Përfaqësuesi Rus në OKB na kujtoi sërish modelin Rus të Qeverisjes”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128