
Rradha e pasurisë/ Pse Berisha është alarmuar për "listën e zezë" të bizneseve?

Sali Berisha ka dalë këtë të shtunë më i alarmuar se kurrë që nga dita kur së bashku me familjen, SHBA e shpalli non grata për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.
I harroi nongratat, "dinjitetin" që i ka ngecur te koreksionalja e Parisit, vulën e PD-së, Revolucionin dhe çdo përrallë tjetër që tregon në variante të ndryshme, që prej një vit e gjysmë.
Rradha duket se i ka ardhur asaj që ai i është frikësuar më shumë dhe për të cilën e ka bërë në fakt gjithë këtë luftë: Pasurisë!
SHBA dhe Britania e Madhe prej kohësh e kishin shpallur, se faza post nongrata për gjithë të korruptuarit dhe minuesit e demokracisë, majtas e djathtas pa dallim, do të ishte indentifikimi dhe bllokimi i pasurive të tyre.
Dhe koha me sa duket ka ardhur.
Duket është i mirë informuar, se dita e dhënies llogari për pasuritë direkte dhe indirekte të politikës së Tranzicionit të grabitura, po vjen. Ndaj shpalli se ka zbuluar një "konspiracion" edhe më të madh se ai për shpalljen e tij "non grata" nga SHBA dhe Britania e Madhe.
"Çështja McGonigal është një çështje shumë e thellë dhe ne do ia themi shqiptarëve. Çështja nuk përfshin vetëm McGonigal. Sot në botë ushtojnë skemat e tij të gjobëvënies. Po kush mori pjesë në këtë skemë? Unë i bëj thirrje Kongresit dhe FBI të hetojë rolin e Edi Ramës dhe Yuri Kim në këtë gjobëvënie. Edi Rama u thoshte të tjerëve se zoti Escobar më ka dorëzuar listën e biznesmenëve që do sanksionohen. Kjo është e vërteta.Yuri Kim thërriste një e nga një biznesmenët në zyrë, pse financoni Foltoren se do sanksionoheni. A ishte kjo një skemë që të shkonin dhe të paguanin te Mark Rossini dhe McGonigal gjobat?”, tha Berisha.
Pra për herë të parë Berisha flet për biznesmenë të mëdhenj të cilët kanë financuar Foltoren e tij, që nisi si një lëvizje antiamerikane dhe përfundoi në përçarjen e Partisë Demokratike.
Por vetëm pak minuta pasi zbuloi këtë "skemë", harroi çfarë tha më herët dhe nga subkoshienca i doli sërish Lulzim Basha.
Sipas Sali Berishës, njeriu që dorëzonte listat për gjoba me emra biznesmenësh, nuk ishte Escobar dhe Rama, por Lulzim Basha.
"Çfarë ishte kjo skemë? Pra, kjo ishte një skemë në të cilën Edi Rama po fuste në dorë, në skllavërim të plotë, biznesmenët me lista, kësaj rradhe të dorëzuara nga Lulzim Basha. Po! Po të mos ishte skema McGonigal, nuk kisha të drejtë të bëja asnjë lidhje para jush këtu. Por duhet të jesh naiv të mos bësh këtë lidhje. Prandaj i bëj thirrje Kongresit të SHBA, FBI, Departamentit të Shtetit të hetojë. A ju kujtohet kur në televizionet shqiptare flisnin për 150 të sanksionuar? Çfarë ishte kjo? Bëhuni klientë të McGonigal, përndryshe jeni të sanksionuar”, tha ai pa e fshehur dot panikun.
Por kush janë biznesmenët në listën e zezë, për të cilë është shqetësuar deri në alarm Sali Berisha?!
A janë ata që financojnë aktivitetin e tij parapolitik kundër Perëndimit dhe PD-së properëndimore?
A janë ata që ishin në dasmën e djalit të tij?
A janë ata që kanë aksione të familjes Berisha?
A janë ata që financojnë medie, analistë dhe gazetarë për të sulmuar dhe denigruar Lulzim Bashën, Enkelejd Alibeajn dhe gjithë zërat properëndimorë në PD?
A janë këta biznesmenë që financojnë po të njëjtat medie dhe analistë për të denigruar ambasadoren amerikane Yuri Kim; ambasadorin e Britanisë së Madhe, Sekretarin e Shtetit Blinken dhe vetë presidentin Joe Biden?
A po shqetësohet Berisha për ata oligarkë të cilët thërrasin dhe joshin financiarisht deputetë dhe eksponentë të PD-së zyrtare, me qëllim për t'i bashkuar me lëvizjen e Sali Berishës?
Berisha u shfaq shumë i shqetësuar, deri në alarm e panik, për biznesmenë që janë e do të futen në vijim në listën e zezë të SHBA dhe të Britanisë së Madhe, por sërish edhe për këtë “fajin e ka Lulzim Basha” dhe jo korrupsioni i tij dhe i Ramës që polli këta oligarkë.
E vërteta është se Lulzim Basha në fakt i ka denoncuar me kohë në parlament, oligarkët e përbashkët të Ramës dhe Berishës.
Skema më efikase e kapjes së peshqëve të mëdhenj të krimit dhe korrupsionit është; gjurmo paranë!
Dhe SHBA dhe SPAK këtë po bëjnë, në mos tashmë kanë kryer punë.
Të gjitha gjurmët e Ramës, Berishës, Metës dhe "shpk-ve" të tyre, të çojnë pikërisht te këto biznese "të mëdha" të cilat Berisha i themeloi dhe i rriti, kurse Rama pasi i trashëgoi i ka kthyer në mamuth që i kanë zënë frymën ekonomisë, biznesit të ndershëm dhe financojnë klepto-politikën e tranzicionit.
Ndaj Sali Berisha ishte në kulm të alarmit këtë të shtunë.
E ka një hall të madh. Ai sot është katandisur sa nuk mbron dot më as veten, jo më oligarkët e dasmës së djalit.
Meqenëse i kanë bashkë me Edi Ramën, herën tjetër bëjnë mirë të dalin bashkë në protestë kundër SHBA dhe Drejtësisë, se mbase i shpëtojnë!/ Alfapress.al
ide

Pse shqiptarët janë më të (pa)lumtur se finlandezët?

Raporti i DASH konfirmon “demokracinë e ngrirë” shqiptare

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128