Sa herë shikohet në pasqyrë Berisha, i shfaqet Rama!

2 Nëntor 2023, 23:40 / IDE NGA SIDI HASANAJ

Sa herë shikohet në pasqyrë Berisha, i shfaqet Rama!

Janë në kufijtë e qesharekes tentativat e njëjta të Edi Ramës dhe Sali Berishës për të vazhduar përrallën e financimeve Ruse të lobimit të L.Bashës.

Paradite, deputetët e të dyjë politikanëve të krimbur në korrupsion e në shkërmoqje e sipër nga SPAK, luajnë teatrin e shëmtuar grotesk e primitiv me përmbysje karrigesh e flakadanë të kaltër… Ndërkohë në orët e natës, errësira i bashkon edhe më shumë veprimet e aksionet e tyre.

Tashmë është fakt që Drejtësia e SHBA, prokuroria, FBI dhe Gjykata kanë provuar se McGonigal i paguar nga Neza dhe Duçka për llogari të kryeministrit të Shqipërisë, ka fabrikuar akuza për lobime me para Ruse të L.Bashës.

Siç është faktuar që Edi Rama ka lëvizur çdo gurë të fabrikojë një provë ndaj L.Bashës për këtë çështje, por e vetmja gjë që ka arritur është gropa që i ka bërë vetes me problemet me drejtësinë Amerikane (përtej imunitetit që ka aktualisht si KM).

Edi Rama ky është, dhe fati i tij është i zi në horizontin Amerikan, për intrigat ballkanase që ka kryer.

Por ka wdhe një intrigant ballkanas tjetër si Edi Rama, dhe ky është S.Berisha.

Berisha çdo ditë e më shumë, sa herë del para pasqyrës i shfaqet Edi Rama… nuk kuptohet më ku fillon njëri e ku mbaron tjetri.

Pas gjithë skandalit McGonnigal, ku hipokrizia arriti kulmin kur Berisha thirri protestë për këtë çështje… ai që dikur akuzonte Bashën me akuzat e McGonnigal (edhe atëhere në unison me Ramën), sot preku fundin e dinjitetit:

S.Berisha sot ju rikthye akuzave të Edi Ramës dhe McGonigal se L. Basha është financuar me para ruse.

Berisha para 6muajsh thirri protestë përse Rama kishte fabrikuar këtë akuzë ndaj PD.

Sot paguan dhe lobon në agjensi informimi Europiane, që të çojnë në redaksinë e BBC akuzën e Ramës dhe Mcgonnigal për L.Bashën…

Qesharak dhe pa dinjitet, sot ju rikthye komisionit Mandia dhe tregoi që fytyra e tij është fytyra e Ramës… fytyra e korrupsionit ballkanas.

Fakti është se L.Basha është nderuar me një vlerësim që ndrit faqen e Shqipërisë (të nxirë nga nongrata e Berishës dhe dosja Rama-Mcgonigal) nga Komisioni i Integrimit Europian.

Me vendim unanim të çdo shteti të BE që të udhëheqi ekipin e KiE i cili do auditojë pronat e oligarkëve Rus, do i sekuestrojë ato dhe do i përdori për rindërtimin e Ukrainës.

Fakti është se ky projekt i propozuar nga L.Basha, u miratua me kujdes nga çdo qeveri, institucion hetues dhe informues për financimet Ruse, të çdo shteti të BE.

E kuptoni çfarë filtri, çfarë vetingu dhe kontrolli ka kaluar L.Basha për të marrë këtë detyrë, këtë vlerësim dhe besim nga KiE???

Berisha dhe Syri i tij sot harruan çfarë kishin thënë 6 muajt e fundit, por ju ribashkuan këngës së vjetër të Ramës.

E vërteta është që L.Basha dhe PD loboi në 2017 në SHBA (gjatë Çadrës) për të sensibilizuar Qeverinë Amerikane për Kanabizimin e Shqipërisë si projektin e zi Rama-Tahiri, për të hyrë në zgjedhje me qeveri Teknike… dhe asaj kohe Sajmir Tahiri u shkarkua si ministër e u zëvëndësua me ministërin teknik D.Demiraj!

Ai ishte momentumi politik që nisi fillimin e fundit të ministrit më të inkriminuar në historinë moderne shqiptare, S.Tahiri!

L.Basha dhe PD nuk lobuan për foto me Trump siç rëndomtë shpifin “të moderuarit” analistë mediatik të Berishës… jo aspak!

Lobuan që Shqipëria të kishte ndërhyrjen institucionale amerikane për të stopuar projektin “kanabizim i shtetit” me Arkitekt Edi Ramën dhe zbatues S.Tahirin!

Sot, shpenzohem me orë të tëra televizive nga milionat e korrupsionit të Berishës dhe Ramës për t’ju ricikluar përsëri sulmet groteske dhe tallëse për inteligjencën minimale ndaj L.Bashës.

Teatrin në kuvend e kanë me njëri tjetrin, por ama sulmet i kanë të dyjë me objektiv L.Bashën.

Sot merr vlerë e dimension tjetër, edhe më të madh e kuptimplotë, shprehja e Bashës:

Trekëndëshi i Bermudës!

Rama po hetohet pas pranimit të fajit nga McGonigal para drejtësisë amerikane, Berisha është shpallur nongrata për korrupsion në SHBA dhe Metës/Kryemadhit i është revokuar viza e SHBA.

Ndërkohë që Lulzim Basha është vlerësuar me detyrën e kryetarit të Task Forcës anti oligarkë Rus nga gjithë shtetet e Bashkimit Europian.

Po ndodh...

ide