Sulltanat mesjetar apo EuroAtlantizëm?!

31 Korrik 2024, 13:34 / IDE NGA AZGAN HAKLAJ

Sulltanat mesjetar apo EuroAtlantizëm?!

Pas konfirmimit zyrtar me votimet uniformë në parlament të ujdisë politike, (natyrisht si gjithmonë dhe me kompromise ekonomike), Rama - Berisha një tis i trashë pesimizmi ndjehet gjerësisht në opinion.

Kjo për faktin se jo vetëm po gërryhen themelet e pluralizmit por po i mbyllet dera rotacionit politik, ripërtëritjes e ndërrimit të elitave.

Kjo është tabloja sipërfaqësore e situatës që mbjell pesimizmin e depresionin nacional.

Por besomëni se në fakt ky është fundi i tyre i turpshëm politik, i pasuar dhe me një ndëshkim shembullor juridik.

Shqipëria nuk është më si pas Luftës së ll-Botërore pjesë e hegjemonisë lindore sllavo-ortodokso-ruse.

Ajo është pjesë integrale e NATO-s, aleancës më të fuqishme ushtarake e poltike perëndimore.

Në Kosovë gjendet baza më e madhe amerikane jashtë territorit të saj.
Në Kuçovë funksionon një bazë e rëndësishme e Aleancës Euroatlantike, e disa të tilla presin të ndërtohen me shpejtësi shoqëruar me rrjetin infrastrukturor.
Me pak fjalë jemi nyja nevralgjike në kontinent.

Kjo e shumë të pathëna nuk mund të pranojnë që ky vend euroatlantik e gjeostrategjik të shndërrohet në një sulltanat mesjetar duke gërryer përditë besimin e pritshmërinë e kombit tonë tek aleatët.

Ndaj ky pazar politiko-oligarkik do të jetë stacioni i fundit i establishmentit pengues prej tre dekadash i integrimit dhe progresit tonë kombëtar.

As kullat shumëkatëshe e bisneset e kamufluara, as kontot bankare miliardashe dhe lidhjet e tyre me botën e errët të krimit, dijeni se nuk do mbesin pa u identifikuar dhe ndëshkuar.

Eshtë ky ndëshkim që risjell besimin, ndalon ikjen e depopullimin, rrit mirëqenien dhe largon stresin depresiv që ky klan i rrezikshëm ka mbjellur kudo.

A do të ketë zgjedhje me "rregullat" e ujdisë përverse Rama-Berisha?
Ju siguroj se kurrë!

A do të ketë turrje të përbashkët me ujdi parlamentare kundër prokurorisë dhe gjykatave të posaçme me flamurtar pionierin konsomolas të Enverit, Fatmir Xhafa?

Besomëni që nuk ka shans.

E jo vetëm kaq por trimërisë e agresivitetit që dominon këtë kastë, të kujton bagëtinë që pikërisht kur konsumojnë ushqim të tepruar për tu majmëruar i pret kasapi me hanxhar në dorë…!

Jo aq për otimizëm se sa për realizëm po i mbyll këta rreshta refleksioni me sentencën e mençur të filozofit të lashtësisë Seneka:

“Frika jonë është më e madhe sesa rreziku që na kanoset. Ne vuajmë më shumë nga imagjinata sesa nga realiteti".

EuroAtlantizmi do të ngadhnjejë mbi sulltanatin mesjetar që po përpiqen të instalojnë binomi Rama-Berisha!

Po ndodh...