Tritoli në shtëpinë e gjyqtarit, Alibeaj dënon aktin: Të zbardhet ngjarja sa më shpejt të jetë e mundur

29 Prill 2024, 13:58 / POLITIKË NGA ALFAPRESS

Tritoli në shtëpinë e gjyqtarit, Alibeaj dënon aktin:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dënuar sulmin me tritol ndaj gjyqtarit në Shkodër,  Tonin Sterkaj. 

Alibeja shprehet se ngjarja duhet të zbardhet sa më shpejt që jetë e mundur dhe para se hipokrizia politike dhe pluhuri i harresës ta mbulojë është prova, për të vërtetuar se shteti nuk ka rënë dhe se sundimi i ligjit mbetet thjesht angazhim hipokrit i përfaqësuesve shtetërorë.

REAGIMI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ

Dënimi i aktit terrorist ndaj gjyqtarit, Marinaj, meriton vëmendjen jo vetëm të strukturave shtetërore të zbatimit të ligjit dhe atyre gjyqësore. Këto të fundit, duhet ti garantojnë paraprakisht, atij dhe cdo magjistrati e familjarëve të tyre, paprekshmërinë e jetës e të shëndetit.

Zbardhja e ngjarjes, sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe para se hipokrizia politike dhe pluhuri i harresës ta mbulojë është prova, për të vërtetuar se shteti nuk ka rënë dhe se sundimi i ligjit mbetet thjesht angazhim hipokrit i përfaqësuesve shtetërorë. E në fakt detyrimi parësor mbetet i secilit prej atyre që nga lartësia e politikës, me aktet e qendrimet e tyre krijojnë atmosferën publike dhe frymëzimin, që krimi i cdo natyre të gjejë guxim e të ngrejë dorën ndaj ligjit.

Kundërvënia ndaj përpjekjeve të drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë është “terrorizmi shtetëror” i vërtetë.

Mbështetja në vazhdimësi e drejtësisë, jashtë tutelës politike, është është kërkesa dhe rruga e një shoqërie që aspiron për BE. Nënshtrimi dhe gjetja e drejtësisë tek institucionet dhe procedurat e saj është detyrimi kushtetues dhe moral me i mire qoftë si mbështetje për komunitetin e magjistratëve e qoftë si shërbim ndaj publikut shqiptar. Që raste të tilla të mos përsëriten!

 

Po ndodh...

ide