Irani paralajmëron SHBA-në për Ngushticën e Hormuzit: Nuk lejojmë ndërhyrje
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me mundësinë e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare për transportin e energjisë në botë.
Komanda e Forcave të Armatosura iraniane ka paralajmëruar Uashingtonin se çdo përpjekje për të ndërhyrë në kontrollin e kësaj zone do të përballet me kundërpërgjigje. Teherani ka paralajmëruar gjithashtu vendet që mund të ofrojnë mbështetje për SHBA-në.
Zëdhënësi i Komandës Qendrore “Qatam al-Anbiya”, Ebrahim Zolfaghari, deklaroi se Irani nuk do të pranojë ndërhyrje të huaja në administrimin e ngushticës dhe se çdo veprim që, sipas tij, cenon sigurinë kombëtare do të konsiderohet kërcënim.
Tensionet rreth Ngushticës së Hormuzit, një korridor kyç për tregtinë globale të naftës, vijojnë të mbeten të larta për shkak të përplasjeve politike dhe ushtarake mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128