“PD të mos presë radhën e qumështit për të ardhur në pushtet”, Ndoka: Komisionet parlamentare me PS krijojnë mosbesim!
Kreu i PDK Nard Ndoka thekson se PD nuk duhet të presë radhën për të ardhur në pushtet, pas protestave qytetare, por të krijojë besim si te njerëzit, ashtu edhe te aleatët.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Ndoka u shpreh se protesta ka kapur thelbin, që është bllokimi i sistemit, prandaj PD duhet të shohë përtej vetes.
Duke marrë shembullin e komisioneve parlamentare, Ndoka vuri në dukje se veprimet e PD krijojnë frymë mosbesimi, pasi mungon transparenca.
“Kanë dhunuar sistemin, kanë dhunuar edhe Kushtetutën. Ne duhet t’i rregullojmë këto parametra. Edhe roli i opozitës duhet të jetë shumë më tepër transparent, që të krijohet besimi te qytetarët, të krijohet besimi te aleatët, të krijohet besimi te ndërkombëtarët, që kjo opozitë do standarde. Nuk duhet të presim radhën e qumështit dhe kur t’i vijë radha të marrë pushtetin. Kërkon përgjegjësi politike dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kemi dy komisione sot në Parlament, komisionin për Reformën Territoriale dhe komisionin për Reformën Zgjedhore, unë jam aleat i PD, nuk e di që ka një draft, nuk ka konsulta me ne që ta dijmë, ndërkohë që ka një vit e gjysmë që këto dy palë e vazhdojnë. Kjo krijon frymë mosbesimi te vet PD si partia më e madhe opozitare. Unë dua standarde, flas për qytetarët e këtij vendi, kjo protestë ka kapur thelbin politik, problemin e bllokimit të sistemit. PD duhet të dalë mbi veten, ta shohë Shqipërinë së pari, pastaj partinë. Se e ktheu Edivini Rilindjen, partia e para, Shqipëria e dyta!”
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128