"Më vodhët votat, nuk frymëzoni më”/ Ish-aleati i Berishës, Nard Ndoka, akuza të forta për PD, përplaset me Telitin
Një debat i fortë u zhvillua mes ish-aleatit të ngushtë të Sali Berishës, kreut të PDK-së Nard Ndoka, dhe anëtarit të Kryesisë së Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, teksa diskutuan në emisionin "Off the Record" nga Andrea Danglli në A2CNN mbi gjendjen e opozitës dhe funksionimin e Partisë Demokratike.
Ndoka i kërkoi Telitit që PD-ja më së pari të demokratizohet, ndërkohë që përfaqësuesi demokrat iu përgjigj duke i thënë se duhet të merret me partinë e tij.
Ndoka vuri në duke se “për fat të keq PD është partia më e madhe opozitare”, por që sipas tij nuk po frymëzon. Po ashtu ai ngriti akuza për vjedhje në zgjedhje si nga PS ashtu edhe nga PD, ndërsa Teliti i kërkoi që provat t’i dërgojë në Prokurori.
DEBATI
Ndoka: Klima e besimit që keni humbur duhet të bëhet më e mirë.
Teliti: Çfarë të bëjmë?
Ndoka: E para demokratizoni partinë.
Teliti: Po e bëjmë. Ti merru me partinë tënde, jo me partinë tonë!
Ndoka: Po flasim për partinë më të madhe opozitare, se partinë time ju e keni ndëshkuar, më keni vjedhur votat, më keni nxjerrë nga sistemi.
Teliti: Nëse t’i kanë vjedhur votat shko denoncoi.
Ndoka: Po i kam denoncuar në Prokurori.
Teliti: Çdo hajdut dërgoje në Prokurori.
Ndoka: I kam dërguar hajdutët e PS dhe PD në Prokurori.
Teliti: Merruni me partinë tuaj, unë s’i hy si e menaxhoni ju partinë tuaj.
Ndoka: PD është opozita më e madhe për fatin e keq, sepse s’po na jep shpresë, s’po na frymëzon.
Teliti: O miku im nuk flitet kështu. Të bësh kritika dinë të gjithë, të japësh alternativë dhe zgjidhje, aty po.
Ndoka: Të bësh furça dhe lëpirje dinë të gjithë, se kritikat janë pak...
Teliti: Na jep zgjidhje.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128