Egjipti kërkoi përjashtimin e Letexier dhe FIFA e la jashtë Botërorit…për arsye teknike
FIFA përjashtoi për pjesën e mbetur të botërorit arbitrin francez François Letexier që u vu në qendër të polemikave në ndeshjen e 1/8 të finaleve mes Egjiptit dhe Argjentinës.
Federata Egjiptiane e Futbollit e kishte kërkuar këtë FIFA dhe e mori atë që donte, por për një arsye krejtësisht teknike; kualifikimi i Francës në gjysmëfinale të Kupës së Botës.
Rregullorja e Komitetit Arbitrat të FIFA parashikon përjashtimin e arbitrave të kombëtareve që arrijnë gjysmëfinalet e Botërorit për të garantuar integritet maksimal dhe parandalim të konfliktit të interesit.
Po kështu është përjashtuar edhe francezi tjetër Clement Turpin, ashtu sikurse edhe arbitrat spanjollë, argjentinas dhe angleze. Por ky rregull nuk do të aplikohet për francezin Jerome Brisard që do të veprojë vetëm në sallën VAR, rol që e mbulon që nga fillimi i Botërorit pa drejtuar asnjë ndeshje si arbitër kryesor.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128