“Rast unik, 4.2 milionë euro për një këngëtar fashist”, Mila debaton me aktivistin: Po ato simbolet në protestë i ke parë?
Aktivisti Arbër Lleshi debatoi me deputeten Sara Mila në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për financimin e koncertit të reperit Kaney West.
Ndërsa Lleshi tha se dhënia e 4.2 milionë eurove për një këngëtar fashist është një rast unik për Shqipërinë. Ndërsa Mila i kujtoi se në protestën e qytetarëve ka simbole edhe më të rënda.
Debati
Lleshi: Neni 101 i Kushtetutës ku bazohet ky vendim për 4.2 milionë eurosh, thotë se Këshillli i Ministrave në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij nxjerr akte normative.
Mila: Emergjence.
Lleshi: Do të diskutojmë fjalën urgjencë dhe emergjencë?
Mila: Sigurisht, se nuk është fond emergjence.
Lleshi: Të lutem, ndalu se po bëhesh e pakëndëshme.
Mila: Mos e ki merak do të të ndërpres sa të më dojë qejfi.
Lleshi: 4.2 milionë euro për një këngëtar fashist është një rast unik, që ndodh në Shqipëri vetëm me Edi Ramën kryeministër.
Mila: Po ata në protestë me ato simbolet i keni parë? Apo vetëm Keni. Keni nuk është as shqiptar.
Lleshi: Zoti Rakipi zonja që keni ftuar në emision, as nuk i përfaqëson bëmat e qeverisë që i bën këto sepse është sjellë si figurë për të shpëlarë imazhin e vjetëruar të qeverisë. Zonjë ju. Është për të ardhur keq që një zonjë e brezit tonë të një qeveri të 13 viteve korrupsion.
Mila: Sipas teje.
Lleshi: Po, sipas meje.
Mila: Po thuaj që është mendimi ynë personal, se nuk ke fakte. Thuaj kam një mendim dhe shprehe.
Lleshi: Mos më ndërprit.
Mila: Po të ndërpres sa të më dojë kokrra e qejfit. Po 13 vite nuk mund të thuash ti korrupsion. Ti po ke fakte thuaj, ja 13 vite korrupsion.
Lleshi: Nuk jemi në mbledhjen e partisë-shtet këtu.
Mila: Se te ato mbledhjet nuk flas unë, thoni ju, kështu që flasim këtu.
Lleshi: Ta shkruajnë përpara dhe e lexopn me zë të lartë.
Mila: ja sa po pres të ma shkruajnë që ta jap përgjigjen ty.
Lleshi: Zonja nuk e përfaqëson qeverinë, dhe ata që përfaqësojnë qeverinë nuk kanë guximin të vijnë në këtë studio. Sepse nuk vijnë që të mbrohen.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128