Britania shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit
Mbretëria e Bashkuar ka shpallur zyrtarisht Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste, duke ashpërsuar ndjeshëm qasjen ndaj strukturës më të fuqishme ushtarake të Teheranit.
Në një deklaratë të paraqitur në Parlament, ministrja britanike e Sigurisë, Angela Eagle, tha se autoritetet kanë identifikuar aktivitete të lidhura me IRGC-në që përfshijnë kërcënime për jetën e njerëzve dhe akte frikësimi në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.
Qeveria britanike ndërmori të njëjtën masë edhe ndaj Lëvizjes Islamike të Shoqëruesve të së Drejtës (IMCR), të cilën e konsideron një organizatë të lidhur me Iranin.
Me këtë vendim, ligji britanik parashikon dënime për çdo person që mbështet ose promovon këto organizata.
Vepër penale do të konsiderohet shprehja publike e mbështetjes për to, ndihma në aktivitetet e tyre ose çdo sjellje që mund t’u ofrojë mbështetje materiale.
Gjithashtu, do të jetë e ndaluar pranimi apo mbajtja e përfitimeve të ofruara nga këto organizata ose në emër të tyre.
Vendimi vjen në një periudhë tensionesh të larta mes Perëndimit dhe Iranit dhe pritet të ndikojë më tej në marrëdhëniet diplomatike mes Londrës dhe Teheranit, duke forcuar masat e sigurisë kundër aktiviteteve që autoritetet britanike i konsiderojnë kërcënim për sigurinë kombëtare.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
Shqipëria nuk ka nevojë për shtete fetare
Intelekrualëve u kanë prerë kordat e zërit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128