Artan Hoxha: Me 4.2 milionë euro zgjidhej problemi i zjarreve, Rama premtoi një avion Canadair 5 vite më parë
Gazetari Artan Hoxha, duke folur për financimin e koncertit të Kaney West me 4.2 milionë euro, u shpreh se me aq para ishte zgjidhur problemi i zjarrfikëseve në luftën me zjarret, ndërsa kryeministri ka 5 vite që premton një avion Canadair dhe ato para i harxhon për një koncert privat.
“Qeveria tha se parashikonte 100 milionë euro nga koncerti i Kaney West. Tani është koncerti i të njëjtit këngëtar në Madrid dhe duke patur parasysh është janë gati 40 milionë banorë dhe standard tjetër më i lartë jetese, parashikohet të sjellë 45 milionë euro.
Para koncertit, një ditë para se të lëvrohej fondi, fola me zjërrfikësit, dhe thanë se me 4.2 milionë euro nuk kanë nevojë për Canadair.
Sot pashë Cougar me kova që u kishin vënë nga një fuçi nga poshtë. Ku na vlejnë më parë ato para për koncertet, apo te fikja e zjarreve.
Këta të zjarrfikëseve më thanë a do të vish në koncert se kemi bileta falas. Pra nuk u dhanë zjarrfikësen, por bileta.
T’i çosh 4.2 milionë euro. Si arriti qeveria që impakti do të ishte 100 milionë euro?
I fute ti 4.2 milionë, si i llogarite ti. Prokuroria duhet ta fillojë pa kallëzim fare dhe ta nxjerrë se nuk ka patur shkelje.
Kryeministri ka 5 vjet që thotë do të blejmë një Canadair. Nuk kam parë në asnjë vend të botës që merret qeveria dhe ministria me një koncert privat. Qeveria merret me rendin dhe sigurinë”.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128