"4.2 mln euro për Kanye West, vjedhje ndaj qytetarëve"/ Aktivistja Vatnikaj përplaset me Sara Milan

13 July 2026, 21:55 / POLITIKË ALFA PRESS
"4.2 mln euro për Kanye West, vjedhje ndaj qytetarëve"/

 

Aktivistja Sidorela Vatnikaj, ka debatuar me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila, për koncertin e Kanye West. 

Vatnikaj tha se 4.2 milionë eurot që Edi Rama i dha West për koncertin e tij privat, duhet të ishin përdorur në sistemin shëndetësor. 

Pjesë nga debati: 

Sidorela Vatnikaj: Ne vijmë për të diskutuar ide, kur kemi përballë përfaqësues të qeverisë përfundojmë duke dekonstruktuar të pavërteta. Është e pavërtetë që protesta është bërë për rahmet, pasi është në ditën e 44. Është e pavërtetë të thuash që ishte Kanye West që vendosi Shqipërinë në mediat ndërkombëtare, pasi ka 44 ditë që flet e gjithë media botërore, kundër korrupsionit të Edi Ramës, krimit të organizuar që ka futur në Shqipëri dhe medias së kapur që mbështet Ramën. 

Sara Mila: Po bëjmë garë tani? Nuk janë shqiptarë ata që kanë shkuar në koncert? 

Sidorela Vatnikaj: Janë nga shkollat 9 vjeçare, të gjithë patronazhistët, sistemin e mësuesve. 

Sara Mila: Të anatemosh një koncert të lirë… Të anatemohen njerëzit sepse shkojnë në koncert, është e tmerrshme. Ka njerëz që shkojnë edhe në protestë edhe në koncert. 

Sidorela Vatnikaj: Fakti që bërtet nuk do të thotë se ke të drejtë.  Është ofenduese, përveçse vjedhje ndaj qytetarëve, që 4.2 mln euro që iu dhuruan Kanyë West nuk i shkojnë QSUT, që sot njerr shpallje që nuk ka shtretër dhe kompjuter. 

Sara Mila: Këta duan që të rinjtë me dhunë të rrinë në protestë. 

Sidorela Vatnikaj: Pse nuk ia dhatë QSUT 4 mln euro? 

Sara Mila: Ç’ke moj ti, se do ti japim edhe QSUT. Një vend ka edhe spitalin, edhe argëtimin edhe qejfin. 

Sidorela Vatnikaj: Më shumë duhet Kanyë Ëest sesa ilacet në QSUT? 

Po ndodh...

ide