“Jemi përfaqësues të qytetarëve që protestojnë”, Vokshi akuza PS-së: Opozita s’i humbi zgjedhjet, ia vodhën bandat tuaja!

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se opozita nuk i ka humbur zgjedhjet, por sipas saj ato janë manipuluar.
“Nuk i kemi humbur zgjedhjet. Zgjedhjet janë devijuar, janë vjedhur. E keni të qartë këtë”, deklaroi Vokshi gjatë fjalës së saj në seancën plenare. Ajo akuzoi mazhorancën se ka përfituar mbështetje nga grupe kriminale gjatë procesit zgjedhor.
“12 banda kriminale kanë punuar për të mbështetur PS-në në të gjitha qarqet. Kjo shumicë nuk është vullneti i shqiptarëve”, u shpreh deputetja demokrate.
Vokshi tha gjithashtu se opozita e konsideron veten përfaqësuese të qytetarëve dhe protestuesve që kanë ngritur zërin kundër qeverisë. “Ne jemi përfaqësues të shqiptarëve, jemi përfaqësues të protestuesve”, përfundoi ajo.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128