17 vjet nga vizita e presidentit Bush në Shqipëri

George Bush ka mbërritur në Tiranë më 12 qershor 2007, në vizitën e parë të një presidenti amerikan në Shqipëri.
Bush u takua në Pallatin e Brigadave me presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, Aleksandër Moisiu nga i cili u nderua me dekoratën më të lartë “Urdhrin e Flamurit”, për kontributin në mbështetje të çështjes shqiptare.Presidenti amerikan në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e asaj kohe Sali Berisha, vlerësoi nivelin e lartë të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.Bush tha se beson se plani i të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Martti Ahtisaari, për pavarësi të mbikëqyrur është zgjidhja e duhur për Kosovën. Ai tha se do të punojë për të bindur vendet e Këshillit të Sigurimit dhe Serbinë për këtë gjë
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Bush tha para trupave shqiptare, një shprehje mirënjohje për kontributin ushtarak të Shqipërisë në Afganistan dhe Irak.
“U thashë trupave se ju respektoheni nga ushtarakët tanë si ushtarë të stërvitur mirë dhe kureshtarë,” tha Bush.
Ai inkurajoi politikanët shqiptarë të punojnë së bashku për të plotësuar standardet e anëtarësimit në NATO.“Politikanët duhet të punojnë së bashku për të arritur këto standarde, të lënë mënjanë ndryshimet politike,” tha ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
