AlfaPena/ Njihuni dhe shijoni poezitë e pabotuara nga Maribela Pllumi!

24 Gusht 2024, 11:39 / JETË NGA ALFAPRESS.AL

AlfaPena/ Njihuni dhe shijoni poezitë e pabotuara nga Maribela Pllumi!

AlfaPena është nisma më e re në Alfapress.al, dhe ka si qëllim të promovojë letërsinë e mirë shqipe të çdo poeti dhe shkrimtari.

Maribela Pllumi sjell për AlfaPena ciklin poetik të freskët dhe të pabotuar!

Cikli me poezi:

Me jetu

Me jetu e me pas mundësi
Me shiju çdo minut' pa mërzi.
Me jetu e me pas mundësi,
Me kërcy e knu pa kufi.

Me e hedh dertin,
Me e lan t'vetmuem.
Me e kalb n'shiun,
Që ndez shpirtrat
E dashnis' së flakun.
Me dalë e me thy,
tan shishet ku der sot,
Ishin der n'grykë me lot.
E me pas fatin ku
Zoti t'ka dasht shumë
E me gjysmën t'ket bashku.
Me marrë përkrahi me kërcy n'shi,
Me tregu se as furtuna s'u bahet
Pengesë me rrit filizin der n'përjetsi.

E me qenë vetëm,
Ku Zoti t'ka s'provu,
E me t'lan nan streh me imagjinue;
Me myll syt' e me krah tu fluturue,
E me rradh t'dashmit n'qiell me përqafue.

Mund'sinë t'lëndumit me ja dhan',
Me dalë me kajt rrugës der n'hanë
Se ma n'fun' ka shancin kërkush me e kuptue,
A janë lotët e britmat e tij, a furtuna e shiu.

Njeriut t'shpresës msim me i dhan',
E atyne çka ka mbjell nji krah me u dhan;
Me i ushqy e me i rrit,
E me i msu se asniher' pun' e mirë,
Nuk e sjell rezultatin për nji ditë.

Tingujt e shiut,
Eh melhem shpirti.
Ni erën e tokës,
mbushet shpirti tan er' jodi.

E me pas mundësi n'nji jav'
Me plotë 7 dit',
Njanën me kërku me mbyt n'shi.
N'pamundsi me shiju,
Romancën e melankolin',
Tpaktën me jetu qetsin'
E mushkëritë me i ushqy me jodin.

Me jetu me pas mundsi,
Maje n'men jetë ke vec nji!

------------------------------------------

Ndonjëherë,
Jeta harron sa vjeç je apo ku jeton,
Të merr e të përplas me ç'të jetë e shkruar.

Pyeste veten do ndalonin ato dallgë,
Do pushonte ndonjëherë varka e jetës së tij.

Jeta s'e la të lumturohej mjaftueshëm.
I jepte aq pak grimca sa më shumë mbante mend lotët sesa buzëqeshjet,
Bile nëse i kërkohej mund dhe t'i numëronte herët që ai kishte qeshur,
Aq pak ishin.

Lutej të ishte diçka e madhe,
Plani i shkruar për të,
Më e madhe se ajo dhimbje që e treste nga brenda.
Kishte harruar të ishte i gëzuar,
Apo të zgjohej me dëshirë në mëngjes,
Jo të qante si do ta ngryste dhe një tjetër ditë,
Të mos druhej nga frika se s'do ishte mjaftueshëm.

A mos ishte shumë?
Uronte çdo frymëmarrje,
Fati t'i kishte rezervuar kapituj me të ndritshëm se aq!

-------------------------------------

Vjen e më tregon sa mbarë po të ecën jeta,
Kur unë vdekjen e kam në derë,
Me fytyrë shend e ver' me prezanton me "Atë"
Kur të vetmen pjesë t'trupit gjall' kam mushkërinë.

Kockat po nxisin njëra-tjetrën,
Kush e kush të shkëputet më para,
S'kanë faj të shkretat iu neveritën këto mishra t'kalbuna.

Nga ta dish ti ç'është të duash,
Nga ta dish ti kush pati faj që vdiqa për së gjalli.
S'i ta lejon ndërgjegjia kaq qetësisht t'pohosh "Më ka marrë malli".
Pafytyrësia jote është për t'u admiruar.

Mos shkakto më mot të keq!
Mos të lutem, mos shkel më në varreza,
Të gjallët e të vdekurit asnjëherë s'do i çojnë në Parajsë krijesat e skëterra.

*Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara nga Alfapress.al

Po ndodh...