Astroturizëm/ Star Campers Albania shpallet fituese e Çmimit të Inovacionit të “Butterfly Award”

Star Campers Albania është vlerësuar me Çmimin e Inovacionit në edicionin e katërt të “Butterfly Award”, aktivitet i organizuar nga Regional Cooperation Council (RCC) dhe i mbështetur nga Bashkimi Europian.
Çmimi u dha për kontributin e kompanisë në zhvillimin e astroturizmit në Shqipëri, një fushë ende e pazhvilluar dhe unikale në vend.
Star Campers Albania organizon evente stargazing, netë nën yje dhe aktivitete edukative që synojnë të afrojnë publikun me astronominë dhe natyrën.
Përmes këtyre iniciativave, Star Campers Albania ka sjellë një formë të re dhe inovative të turizmit alternativ në Shqipëri.
Me pesë vite veprimtari në tregun vendas, Star Campers Albania është përballur me sfida të ndryshme, por ka arritur të ndërtojë një komunitet të qëndrueshëm dhe të krijojë përvoja unike për vizitorët.
Përfaqësuesit e Star Campers Albania theksuan se ky çmim është një motivim i fortë për zgjerimin e mëtejshëm të aktivitetit dhe profesionalizimin e shërbimeve të ofruara.
Fitimi i Çmimit të Inovacionit vlerësohet si një hap i rëndësishëm për promovimin e Shqipërisë si destinacion për eksperienca të rralla nën qiellin e hapur dhe për forcimin e turizmit tematik në vend.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



