"Dashuria e shqiptarisë"/ Radio Minatori në start të ri me "Evin" e mirënjohur dhe programe të reja!

26 Qershor 2024, 15:54 / JETË ALFA PRESS

"Dashuria e shqiptarisë"/ Radio Minatori në start të ri

Pak histori nga Radio Minatori:

Radio Minatori, ka filluar transmetimin e tij të parë si radio në internet, me datë 28 Nëntor të vitit 2023.

Ky emër "Radio Minatori", është një emër që ka një domethënie shumë interesante, pasi me këtë emër përmblidhen të gjithë ata mijëra minatorë të cilët kanë sakrifikuar gjithë jetën e tyre në këtë ndërmarrje të rëndësishme e cila ka pasur fokusin e kërkimit të mineraleve të ndryshme e gjer tek floriri.

Pak histori nga Miniera e Trepçës:

Miniera e Trepçës është e vendosur në një fshat të vogël në Mitrovicë. Kjo minierë ka një histori të pasur minerare e cila daton që nga periudha romake, (bazuar ne një dokument të gjetur në arkivin e Dubrovnikut të vitit 1303).

Shfrytëzimi rreth prodhimit të minierës filloi në vitin 1927 nga një kompani e Londrës, dhe Trepça shumë shpejtë u bë një shtyllë industriale kryesore për ekonominë e Kosovës.

Prodhimi i rregullt filloi në vitin 1930. Në shkurtin e vitit 1989, është i njohur Greva e Përgjithshme e minatorëve të Minierës së Trepçës, për mbrojteje e të drejtave të Kosovës. Në histori kjo njihet si lëvizje që ia drodhi themelet shtetit Jugosllav.

Ky emër është obligim për ta lartësuar që të vazhdojë rrugëtimin e tij me vlerë, si profesionale, kulturore, shpirtërore, etike, dhe jo vetëm.

Ashtu siç minatori në punën e tij ka për detyrë tërë jetën të kërkoj, gjejë dhe zbulojë minerale sa më të çmuara, po ashtu edhe kjo radio në punën e saj, ka si mision të kërkoj të gjejë, të zbuloj dhe të promovoj vlera të mirëfillta nga çdo fushë e jetës duke filluar nga skuadra udhëheqëse, dëgjuesit, bashkëbiseduesit.

Nismëtarët dhe kontrubuesit profesionistë të Radio Minatorit janë: Iliri nga studion qendrore në Suedi dhe moderatorin e palodhur Mezahir Haxhijaha, një moderator dhe gazetar profesionist me karrrierë mbi 25-vjeçare në gazetari.

Mezahiri me përvojën e tij dhe vullnetin për punë e angazhimin e palodhur, në emisionin e natës, N'tem në studio M, nga ora 22:00 deri 00:00, nga e hëna deri të premten, ka bërë rritje të numrit të dëgjuesve.

Këtë muaj Radio Minatori, arriti marrëveshjen e bashkëpunimit duke e sjellë në radio, moderatoren e mirënjohur, një intelektuale, një zë emblematik tashmë i radiofonisé, znj.Evi nga Tirana.

E ardhur si moderatore tek Radio Minatori, Evi solli një frymë krejt tjetër në radio.

Angazhimi i saj filloi me energji pozitive dhe frymë shumë bashkëpunuese.

"Dashuria e shqiptarisë"/ Radio Minatori në start të ri

Evi kaloi çdo pritshmëri dhe jetësoi tri formate programesh në radio:

Dehjet Poetike

Sfida e Memorjes

Pa limit

Energjina pozitive dhe profesionalizmi i saj në këtë format, befasoi të gjithë skuadrën menaxhuese si: përmbajtja, forma, realizmi, qasja e dëgjuesve, audienca e dëgjuesve, inkuadrimi i dëgjuesve në studio dhe çdo gjë tjetër./Alfapress.al

Po ndodh...