“Figurë komplekse”, kërkuesi shkencor hedh dritë mbi figurën e Ismail Qemalit: Ishte një diplomat karriere

Kërkuesi shkencor ASA dhe doktori, Artan Hoxha ishte i ftuar në një program televiziv ku u diskutua për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Hoxha u shpreh se Ismail Qemali ishte një diplomat karriere dhe një figurë tejet komplekse.
‘’Duhet të kuptojmë mbi të gjitha se Ismail Qemali ishte një diplomat karriere. Pra ngjitja e tij në karrierë, sidomos në qarqet diplomatike Osmane kishte ndjekur një rrugë tjetër nga ajo e degëve më të pasura të familjes Vlora.
Patjetër që rivalitete ka pasur sa brenda familjes edhe brenda asaj që ne e kemi quajtur Paria shqiptare. Ajo që duhet kuptuar është se Ismail Qemali është një figurë tejet komplekse, kozmopolite.
Neve i veshim atij ktë rol të rëndësishëm që ka luajtur në momentin e shpalljes së pavarësisë, por ai në fund farë është futur vonë brenda Lëvizjes Kombëtare Shqiptare’’, tha ndër të tjera Hoxha.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

