Fruti i plotë apo lëngu, ja cili ka më shumë vlera për organizmin

27 Shtator 2024, 19:11 / JETË ALFA PRESS

Fruti i plotë apo lëngu, ja cili ka më shumë vlera për

Lëngu i portokallit tingëllon si alternativë e mençur dhe e shëndetshme për ta nisur ditën. Megjithatë ajo gotë me lëngun e artë mund të mos jetë aq e shëndetshme, pavarësisht pranisë së vitaminave dhe mineraleve.

Studimet kanë treguar se gjysëm gote me lëng 100% frutash rrit me 16 përqind rrezikun e diabetit të tipit 2.

Sipas ekspertëve konsumi i frutave nëpërmjet lëngut të tyre është i gabuar dhe konsumatorët duhet gjithnjë të zgjedhin frutin e plotë.

Arsyet janë të thjeshta: lëngjet të ngopin pak, kanë shumë sheqer dhe kanë më pak fibër,

Përse janë të rëndësishme Fibrat?

Fibrat ndihmojnë tretjen, balancojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe të bëjnë të ndihesh i ngopur. Ka dy lloje fibrash që gjenden në fruta dhe perime të ndryshme.

Fibrat e patretshme që luajnë rolin e një udhërrëfyesi për gjithçka futet në trup, sidomos në aparatin tretës. Fibrat e tretshme që gjenden tek produktet si kastraveci, drithërat, karrot arrat dhe farat.

Fibrat e tretshme ofrojnë një sërë përfitimesh, përfshirë uljen e kolesterolit, thithjen e karbohidrateve nga ushqimet dhe ndihmën që u jep baktereve të mira në stomak. Fibrat e tretshme gjenden edhe në produkte si tërshëra, molla, kumbullat, pjeshkat arrat dhe farat.

Fibra është e rëndësishme në ushqimin tonë të përditshshëm, ndaj nëse ju pëlqejnë lëngjet, merrni frutat dhe perimet dhe grijini, por mos i shtrydhni gjithmonë, kështu merrni edhe dozën ditore të fibrës. Sipas studimeve, meshkujt dhe femrat kanë nevojë të konsumojnë të paktën dy filxhanë fruta dhe dy filxhanë perime në ditë. Fëmijët kanë nevojë për një.

Fruti eshtë mbret

Kombinimi i të gjitha varieteteve të fibrave që gjenden në frutin e plotë vonon përthithjen e sheqerit nga sistemi tretës dhe ndihmon mëlçinë që të mos jetë aq e ekspozuar ndaj dozave të larta të sheqerit.

Sa më shumë fibra të ketë një frut, aq më shumë kohë do t’i duhet të rrugëtojë në aparatin tretës, duke ushqyer stomakun me ushqyesit e nevojshëm që luftojnë sëmundjet e ndryshme.

Nga ana tjetër, frutat me fibra të bëjnë të ndihesh i ngopur dhe si rrjedhojë nuk e tepron me ushqimin.

“Njerëzit që konsumojnë pak fibra, hanë më shumë” thonë ekspertët.

E thënë thjeshtë: Të gjithë mund të pinë 170 gram lëng frutash në ditë, por të hash tre portokalle në të njëjtën kohë është e vështirë sepse ngopesh lehtë./AgroWeb.org

Po ndodh...

ide