Historia e fesë ortodokse/ Shtetet praktikante, kryeson Greqia dhe Moldavia…

Në perkudhën klasike të Krishtërimit termi ortodoks i referohej doktrinave të cilave u besonin të Krishterët e hershëm. Një seri këshillash ekumenike, të njohura si Shtatë Këshillat e Para Ekumenike u mbajtën për një periudhë prej disa shekujsh për të formalizuar këto doktrina.
Vendimi më i rëndësishëm nga këto këshille ishte ai mes Doktrinës Homoousian-e të Shën Thanasit dhe Eustathius-it (që u bë Trinitarianizmi) nga njëra anë, dhe doktrinës Heteroousian-e të Arius-it dhe Eusebius-it (të quajtur Arianizëm) nga ana tjetër.
Doktrina Homoousian-e përcaktonte Jezusin edhe si Perëndi edhe si njeri me bashkimin hipostatik sipas vendimit të Këshillit të Kalcedonisë ne 451, i cili fitoi në Kishë dhe të cilit i referohemi si ortodoksi në shumicën e konteksteve të krishtërimit, pasi kjo ishte pikëpamja e shumicës (të krishterët nontrinitarianë e kundërshtojnë këtë terminologji).
Pas vitit 1054, kur ndodhi Skizma e Madhe, të dy Kishat (Perëndimore dhe Lindore) vazhduan ta konsiderojë veten e tyre kisha ortodokse dhe katolike. Me kalimin e kohës, Kisha Perëndimore gradualisht u identifikua me etiketën "katolike", dhe njerëzit e Evropës Perëndimore gradualisht e lidhën fjalen "ortodoks" me besimtarët e Kishës Lindore (në disa gjuhë etiketa "katolike" nuk është domosdoshmërisht e identifikuar me Kishën Perëndimore).
Kisha ortodokse e Lindjes
Kishë ortodokse nënkupton ata që janë thirrur si një popull i veçantë për të kryer një detyrë të caktuar. Kisha e krishterë është asambleja e popullit të zgjedhur të Perëndisë, që besojnë në Jisu Krishtin, e thirrur për të mbajtur fjalën e Tij dhe për të bërë punën dhe vullnetin e Tij në botë dhe në Mbretërinë Qiellore.
Emërtimi "ortodoks" ose "orthodhoks" (nga greq. oρθός, orthos, "i drejtë", dhe δόξα, dhóksa, "lavdi", "mendim, mësim, besim") - fjalë për fjalë "besimi i drejtë, i vërtetë". Rreth kuptimit të parë, tradita kishtare shton edhe një të dytë, që plotëson te parin: atë të "lavdërimit/adhurimit të drejtë".
Në Krishterimin e hershëm, ky term përdorej për të treguar besimin e vërtetë, duke e dalluar nga herezitë apo skizmat. Kishë Ortodokse pra, quheshin ato Kisha (Komunitete të krishtera) që nuk largohen nga besimi i drejtë, në kundërshtim me Kishat heterodokse, skizmatike dhe heretike. Megjithatë, historikisht, vetëm Kishat Lindore të traditës bizantine ia kanë atribuar vetes në mënyrë përkufizuese cilësimin Ortodoks.
Këto Kisha janë ato që mbajnë ritin bizantin dhe janë të rregulluara në jetën e tyre sakramentale dhe disiplinore, pa devijime, nga Kanonet e Shenjta, pra nga kanonet (rregullat) e dala drejtpërdrejt ose thjesht të përforcuara nga ana e shtatë Sinodeve (Koncileve ose Këshillave) Ekumenike (Universale) të mijëvjeçarit të parë të krishterë.
Organizimi
Në tërësi për të gjithën Kishën Ortodokse në botë nuk ekziston një krye si Papa në Kishën Romano Katolike, por Kisha Ortodokse është e organizuar në juridiksione lokale që udhëhiqet nga sinodet (këshillat) e episkopëve të vetë juridiksionit përkatës. Kishat Autoqefale janë Kisha të barabarta dhe simotra me njëra-tjetrën, me parësi Patriarkanën Ekumenike, që ka rol koordinues e organizativ në çështje administrative e doktrinale etj.
Kisha Ortodokse pavarësisht se organizohet organizime lokale në statusin autoqefal apo autonom, ajo është Një Bashkësi/Komunitet me të njëjtën doktrinë besimi, nuk është federatë kishash. Pra është Një Kishë që jeton, ungjillëzon e vepron në lokalitete të ndryshme të rruzullit tokësor.
Patriarkana e Kostandinopojës - Patriarkana Ekumenike
Patriarku i Konstandinopojës dhe Patriark Ekumenik
Patriarkana e Aleksandrisë
Papa dhe Patriarku i Aleksandrisë dhe i gjithë Afrikës
Patriarkana e Antiokisë
Patriarku i Antiokisë dhe i gjithë Lindjes
Patriarkana e Jerusalemit
Patriarku i Jerusalemit dhe i gjithë Palestinës
Patriarkana e Rusisë
Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë
Patriarkana e Serbisë
Patriarku i Beogradit dhe i gjithë Serbisë
Patriarkana e Rumanisë
Patriarku i Bukureshtit dhe i gjithë Rumanisë
Patriarkana e Bullgarisë
Patriarku i Sofies dhe i gjithë Bullgarisë
Patriarkana e Gjeorgjisë
Patriarku i Tbilisit dhe i gjithë Gjeorgjisë
Kisha e Qipros
Kryepiskopi i Lefkosisë dhe i gjithë Qipros
Kisha e Greqisë
Kryepiskopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë
Kisha e Polonisë
Kryepiskopi i Varshavës dhe i gjithë Polonisë
Kisha e Shqipërisë
Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë
Kisha e Çekisë dhe Sllovakisë
Kryepiskopi i Pragës & i Preshovës dhe i gjithë Çekisë dhe Sllovakisë
Më tej, ka edhe kisha të tjera që deklarohen autoqefale (autonome) por nuk njihen nga kishat e tjera.
Shtetet që kanë më së shumti të krishterë ortodoksë janë: Greqia, Rusia, Ukraina, Qiproja, dhe Serbia.
Në Shqipëri sipas të dhënave që ekzistojnë janë rreth 22% ortodoksë.
Ortodoksët në Europë
Greqia 90%
Moldavi 90%
Qipro 89%
Serbia 84.6%
Rusia 78.3%
Rumani 73.8%
Bjellorusia 73.3%
Bullgari 69.5%
Ukraina 57%
Maqedonia 46%
Bosnja 31%./Alfapress.al
-
-
3 gola në transfertë, Arsenal thyen Brighton
6 Prill, 20:54 -
Berisha: Erion Veliaj e palosi Ramën për 35 minuta, fitore!
6 Prill, 20:49
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


